Policia e Tiranës garanton zhvillimin normal të protestave të paralajmëruar nga opozita për të dielën pasdite
Policia e Kryeqytetit garanton zhvillimit normal të protestave të paralajmëruara mbi zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit, nga PS dhe LSI, gjatë ditës së nesërme. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të ditur sot se, duke filluar nga nga ora 07.00 ,deri në orën 20.00 të ditës së nesërme, do të ndalohet parkimi i automjeteve në : Sheshin "Skëndërbej", sheshin "Nënë Tereza", Sheshin "Italia" dhe Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", ku janë parashikuar zhvillimet e protestave. Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, burimet sqarojnë se "nga ora 16.00’ deri në orën 20.00 të kësaj date, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë sheshit "Nënë Tereza" deri në Urën e Dajtit. Ndërsa po më këtë ditë nga ora 17.00’ deri më 20.00’, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë sheshit "Skëndërbej", Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshi "Nënë Tereza".
...