E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit/ Normalizohet situata në inceneratorin e Elbasanit

Vijojnë betejat për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona problematike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë dy vatra ende aktive  dhe po punohet për neutralizimin e flakëve.

Në fshatin Krastë të Fushë-Krujës zjarrfikësit kanë punuar për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me pisha.

Ndërkohë po punohet për fikjen e zjarrit edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, por situata tashmë është normalizuar.

Edhe pranë inceneratorit të Fierit, ku u shënua një vatër zjarri shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për të dyja këto raste në inceneratorin e Elbasanit e të Fierit, ministria e Brendshme tha se ka dyshime se janë të qëllimshme ndaj janë marrë në ruajtje nga forcat policore.

Gjatë orëve të fundit Forcave e Armatosura dhe ato zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll 15 vatra në zona të ndryshme të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›