E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija pëlqen vetëm Liverpulin

Në rast se do të vendosë të shkojë në Angli,
David Vija do të zgjidhte vetëm Liverpulin,
ku janë edhe bashkëkombësit e tij, sulmuesi
Fernando Torres dhe trajneri Rafa Benitez.
Bomberi i Valencias e ka
përjashtuar një transferim
në Premier League gjatë
merkatos së kësaj vere,
por nëse kjo do të duhet
të ndodhë, ai do të shkonte
vetëm te Liverpuli, shkruante
dje "The Sun". Me
sa duket, 27-vjeçari u ka
thënë disa miqve të tij të
ngushtë se, nëse do të duhej të largohej nga
Spanja, ai do të zgjidhte skuadrën angleze ku
janë bashkëkombësit e tij, Benitez dhe Torres.
Ndërsa për të po interesohen edhe Çelsi e
Mançester Junajtid.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›