E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Sisoko me probleme dhëmbësh

Ka një problem te dhëmbët për të cilën stafi mjekësor i
kuqezinjve do ta kontrollojë akoma dhe është pikërisht kjo
arsyeja që Ali Sisoko nuk ka fi rmosur akoma kontratën, që do
të duhet ta lidhte me Milanin për sezonet e ardhshme. Gjatë
vizitave mjekësore, të cilave u është nënshtruar mbrojtësi i ri
franko-senegalez i ardhur nga Porto, u vu re një problem, që
mund të kushtëzojë akordin. Për këtë arsye nuk është e përjashtuar,
që koordinatori i sanitarëve të Milanit të kërkojë të bëjë
teste të tjera me lojtarin para se të japë "Ok"-in për fi rmosjen
e kontratës, të parashikuar për të mërkurën. Gjithsesi, pritet
që Sisoko te Milani të fi tojë te rreth 2 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›