E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, objektivi i tretë i Realit

Reali i Madridit vazhdon
të mbetet në qendër të
vëmendjes, prej emrave
të yjeve dhe ofertave milionere
që qarkullojnë në klubin e Florentino
Perez. "As" shkruante
se në "Bernabeu" kanë përgatitur
ofertën prej 55 milionë
eurosh për Frenk Riberi. Bajerni
i Mynihut vazhdon ta cilësojë
"të pashitshëm" mesfushorin
francez, por dhe e përditshmja
madrilene theksonte me bindje
se "Njeriu me shenjë" do të bëjë
të pamundurën që bavarezët
ta shesin. Si ofertë alternative
mund të përdoren 20 milionë
euro në dorë dhe përfshirja në
marrëveshje e Van der Vart e
Shnajder, të cilët pëlqehen nga
trajneri i ri i bavarezëve, Van Gal.
Edhe në Barcelonë vazhdojnë
të shpresojnë se mund ta blejnë
26-vjeçarin, pavarësisht se lojtari
i preferuar i Guardiolës është
sulmuesi David Vija. Gara është
e fortë, jo vetëm prej milionave
të Realit, por edhe nga konkurrenca
e Mançester Junajtid dhe
Çelsit, që duan të marrin ndonjë
nga yjet e mbetur në treg. Riberi
nuk është objektivi i vetëm i
"Don Florentinos". Pasi nuk arritën
të blinin Vijën nga Valencia
dhe mohuan interesimin për
Zlatan Ibrahimoviç dhe Diego
Forlan, emrat më të fundit që
përfliten si alternativa për t‘u
bërë pjesë e kontingjentit të
Realit të Madridit janë Arbeloa
i Liverpulit, Sanja dhe Fabregas
të Arsenalit dhe Daniele De
Rosi i Romës. Dy të fundit janë
plani "B" i Perez, për të përforcuar
mesin e fushës, pasi nuk
u realizua afrimi i Ksabi Alonsos.
Ndërkohë, klubeve angleze u
është dërguar një listë me nëntë
emrat e atyre që Reali kërkon të
shesë: gjashtë holandezët Van
der Vart, Shnaider, Van Nistelroi,
Drente, Roben e Huntelar dhe
Saviola, Hainze e Mahmadu
Diarra. Kjo është një mënyrë për
të rikuperuar disa prej parave të
investuara dhe atyre që pritet të
shpenzohen. Sikur të mos mjaftonin
afro 160 milionë eurot për
Kaka e Ronaldo, arkat e klubit
janë rënduar edhe nga rrogat
milionere. Sipas gazetës "Marca",
Kristiano Ronaldo do të përfi tojë
jo më pak se 13 milionë euro
neto në sezon. Në këtë mënyrë,
portugezi bëhet futbollisti më i
paguar në botë, status që deri më
tani e mbante Ibrahimoviç me
rrogën prej 12 milionë eurosh tek
Interi. Reali po diskuton detajet
e marrëveshjes, që mund të kapë
edhe shifrën 15 milionë euro,
ndërsa lojtari vazhdon pushimet
në Amerikë. "Topi i Artë 2008" do
të marrë më shumë se dyfi shin
e rrogës së kapitenit legjendar,
Raul, që deri më 30 qershor
mbetet lojtari më i paguar i
madrilenëve, me 6 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›