E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Sequi vizitë në selinë rozë, pritet nga Rama

TIRANË- Teksa pak ditë na ndajnë nga dalja e progres-raportit të BE-së për Shqipërinë, intensifikohet axhenda e politikanëve shqiptarë.

Kreu i prezencës së Bashkimit Europian, paraditen e sotme rreth orës 9:00 është drejtuar për në selinë rozë, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Burime brenda selisë rozë, bëjnë me dije se temë e takimit pritet të jenë temat ‘e nxehta’, të cilët kanë trazuar politikën ditët e fundit, si ligjet me 3/5, pr/ligji për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare.

Një ditë më parë, ambasadori Sequi, i bëri thirrje klasës politike shqiptare të punojë mbi frymën e kompromisit dhe konsensusit për të realizuar detyrimet e mbetura të BE me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat.

Lajmi vijon...

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›