Berisha: Me Ramën nuk zgjidhim çështje që kanë të bëjnë me gjykatat

Më
shumë foto, te Galeria
Tiranë, 13 shkurt, NOA FOTO UPDATE - Kryeministri, Sali
Berisha deklaroi në përfundim të takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, se nuk mund të negociohet një problem që ka të bëjë me gjykatat.
Kreu i qeverisë foli për gazetarët pas takimit
duke thënë se është Presidenti ai që do të vazhdojë të eksploroj zgjidhje për
të dalë nga situata. Ai u shpreh se mazhoranca është e hapur për konsensus.
Pati një shkëmbim të hapur të pikëpamjeve. Një
diskutim të hapur të mendimeve të shprehura. Ajo çka Ramë dakord është që
Presidenti Republikës të vazhdojë të
eksploroj të gjitha mundësitë e zgjedhje në bazë të rezolutë e KE dhe raportit
të OSBE/ODIHR, u shpreh Berisha.Nga ana tjetër, kryeministri ka theksuar se
nuk mund të zgjidh një tryezë politike çështje që kanë të bëjnë me gjykatat. E
garantova Ramën se jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme që kanë
të bëjnë me zgjedhjet, që janë bilaterale midis PD dhe PD. I kërkova zotit Rama
të listoj gjithë problematikën. Unë nuk kërkoj të trajtoj probleme që kanë të bëjnë
me gjykatën. Kjo është ajo që unë mund të them. Çdo problem që ka me mazhorancën
jemi të hapur ti trajtojmë, u shpreh Berisha.
xh/NOA
Më shumë mbi argumentin e
ditës:
Zv/presidentja
e Parlamentit Evropian: Rama, fut PS në Kuvend
Rama:
Hapja e kutive është vullnet politik, nuk tërhiqemi
Negociatat,
Berisha-Rama, tre orë bisedime nuk ndryshojnë qëndrimet
Topi:
Nuk do ketë zgjidhje ekstremisht pozitive për njërën palë