Romet nje realitet i pamohueshem ne Evrope

Borgjezia progresiste evropiane e 900-es shkruante libra te mrekullueshem per nomadet si per shembull per rapsodistin svicerian Cendrars Adelphi.
shte per tu theksuar se ne ate periudhe kohore ciganet ne Evrope romet kishin me shume mundesi punesimi dhe per rrjedhoje ushtronin me shume profesione me sakte zanate. Cendrars shkruante romet jane veteriner sherues zbutes kafshes dhe shpendesh kovace hajdute kontrabandiste etj.
Per romet ose ciganet le te themi se gjithmone eshte folur sepse ato qe nga viti 1400 kane filluar te ekzistojne dhe te jene te pranishem ne kontinentin evropian si qytetare apo banues te tij.
Megjithate ato qe nga origjina e ardhjes se tyre dhe deri me sot gjithmone jane trajtuar si te huajt e Evropes si te ndryshem nga ne si te perjashtuar.
Pak eshte folur ose per mos thene fare per gjenocidin qe ka bere Gjermania naziste kunder romeve. Ne vitin 1929 ne Munih lindi Zyra qendrore e luftes kunder romeve ne Gjermani. Kjo zyre kishte per detyre te skedonte te gjithe romet qe jetonin ne Gjermani.
Ne vitin 1933 romet u privuan nga cdo e drejte dhe menjehere kunder tyre filluan operacionet e pastrimit dhe me mbarimin e Luftes se Dyte numri i tyre qe u ekzekutuan arriti ne gjysme milioni.
Sot sipas statistikave nacionale te shteteve dhe atyre te Bashkimit Evropian mendohet se ne Evrope ka rreth 10-12 milione rome te cilet jane te shperndare me proporcione te ndryshme ne te gjitha shtetet e kontinentit.
Pra ne Evrope romet nuk jane pak por rreth 12 milione te cilet as nuk mund ti lesh ne harrese as nuk mund te mendosh sikur nuk ekzistojne dhe as nuk mund te mendosh ti heqesh qafe thjeshte duke i larguar nga vendi shteti yt.
Ciganet ose romet jane minoriteti me i madh panevropian. Ata jane te pranishem ne te gjitha shtetet anetare te Keshillit Evropian. Historia kulturore e tyre ben pjese ne historine kulturore evropiane sepse sic thame me siper ata ndodhen mes nesh ne Evropen tone qe nga 1400 dhe nuk mund te mendohet dhe as te konceptohet se ata kane jetuar krejtesisht te izoluar nga kultura e pergjithshme evropiane.
Megjithate perceptimi i pergjithshem per ta eshte shume i ndryshem. Edhe ne vendet ku ciganet jetojne prej shekujsh jane shpesh te konsideruar nga shumica e popullsise si te tjere te huaj ne vendin e tyre te origjines.
Ne vitin 2006 ish-Komisioneri per te Drejtat e Njeriut te Keshillit Evropian ne Raportin Final mbi situaten e te drejtave Evropiane te Romeve shkruante ... Jeta e ciganit ka qene e karakterizuar nga izolimi...
Ne pjesen me te madhe te vendeve qe kam vizituar kam pare se ciganet perballen me pengesa te forta per te ushtruar te drejtat e tyre themelore mbi te gjitha me te drejtat qe kane te bejne me shendetin strehimin edukimin dhe punesimin. Gjithashtu shpesh ato jane shume me te goditur nga varferia sesa te tjeret.
Diskriminimi dhe racizmi qe mund te plasin ne akte dhune qendrojne nje problem i rende ne te gjithe kontinentin dhe ndertojne nje pengese te madhe per plotesimin e plote te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut...
65 e romeve ne Romani dhe 45 ne Bullgari jetojne ne vendstrehime qe nuk kane as uje dhe as energji elektrike. Ne baze te studimit te UNDP-se te realizuar ne fund te vitit 2001 mbi 80 e romeve ne Bullgari Hungari Romani dhe Sllovaki kane te ardhura poshte cakut te varferise. I njejti studim demonstron se rreth 45 e romeve ne Hungari dhe Sllovaki nuk disponojne sherbime minimale shendetesore.
Ne 2003 ne Sllovaki mbi 80 e romeve ne moshe pune nuk ishte futur zyrtarisht ne boten e punes. Gjithashtu ne Gjermani gjate vitit 2003 vetem gjysma e femijeve rome kishin shkuar ne shkolle dhe 80 e tyre frekuentonin shkollat e specializuara.
Sot mund te themi se ekziston problemi rom ne Evrope. Ky problem ekziston jo per faktin se pse romet ekzistojne dhe jetojne mes nesh por per faktin se ne i kemi pas harruar ata dhe vetem tani po kujtohemi se edhe ata ekzistojne mes nesh. Evropa i ka pas izoluar romet ne boten e tyre mesjetare dhe nuk i ka integruar ne jeten e perditshme dhe ne evoluimin e saj me kohen.
Romet jo vetem kane ekzistuar dhe ekzistojne por ato nuk jane vetem nje problem per ne por edhe per veten e tyre. Romet duam apo nuk duam jetojne me ne i kemi komshinj bashkudhetare shoke miq etj. Kudo ne Evrope ke rome ne cdo qytet ne cdo rruge dhe kudo.
Problemi rom nuk mund te zgjidhet ne Evrope me politika te njeanshme shteterore por me nje politike te perbashket dhe te vetme evropiane. Bashkimi Evropian jo vetem per rastin e romeve por per edhe per raste te tjera te ngjashme qe kane te bejne me emigracionin nuk eshte ne gjendje te ofroi zgjidhje pozitive sepse nuk ka nje politike te mirartikuluar per ta vene ne zbatim.
Politika e Frances qe eshte ne zbatim kohet e fundit per debimin e romeve nga vendi i saj jo vetem nuk e zgjidh kete problem por shkel hapur edhe te Drejtat Evropiane te Njeriut. Franca shtetet e tjera si dhe vete Bashkimi Evropian si institucion nderkombetar duhet te fillojne te investojne per integrimin e romeve ne shoqeri. Nje menyre per ta realizuar kete eshte bashkepunimi i institucioneve shteterore dhe mbishteterore me romet.
Ne rrethinat e Parisit jane krijuar kampe per 500 vete gjate nje periudhe 10-vjecare realisht do te duheshin per 6 ose 8 mije persona. Megjithate pjesa me e madhe e romeve jeton ne shtepite popullore ose ne lagjet e vjetra te Parisit dhe paguajne qirane dritat dhe ujin.
Arifi nje rom nga Kosova por qe prej vitesh jeton ne Paris tregon per nje te perditshme franceze ne romet jemi te pergjegjshem jetojme ne qendra te banuara bejme pune te ndryshme si gomiste transportues te vegjel pastrues dhe firmosim nje pakt sipas te cilit femijet jane te detyruar te shkojne ne shkolle dhe e kane te ndaluar te kerkojne lemoshe.
Nese jemi te papune kemi asistencen sociale sussidio. Sigurisht kush gabon vjedh kush nuk con femijet ne shkolle perjashtohet nga Franca. Per kete jemi pikerisht ne te paret qe jemi dakord.
Ne Tirane Romet i gjen fare lehte. Qofte edhe duke ecur ne kembe ne cilendo rruge te kryeqytetit. Mili eshte 48 vjec ka dy vajza. Ajo pastron rruget e Tiranes dhe paguhet 18 mije leke te reja ne muaj. Bashkeshorti i saj ka vite qe ka vdekur sepse kishte qene shume i madh ne moshe se ajo. Gjate kohes qe bisedoja me te pinte duhan pa pushim. E ka nisur duhanin qe kur ka qene 16 vjec.
E kam nisur nga merzia nuk kisha buke te haja as ndonje vend pune ku te punoja.... Vajzat e saj sapo kane mbaruar gjimnazin. Jane pa pune nuk ka pune... - thote Mili. E pyeta nese kishte shok apo shoqe jo rome dhe cfare raporti kishte me ta... Kam shume miq jo rome dhe me ta ia kaloj shume mire. Jo jo... Nuk ndjehem e diskriminuar...
Po cfare mendon nje si Mili per liberalizimin e vizave. fare do te bente nese vizat do te hiqen. Mili thote Po si mund te shkoj une ne Evrope... Kam te aferm kam vite pa i pare por une lexova ne gazete qe duhet te kem para ne banke si garanci per te qendruar ne Evrope. Ku ti gjej une parate...
Mili thote se do te ndihej mire po te kishte ca kushte me shume ketu. Se cdo gje mund te me ndodhe mund te me shtypin edhe makinat dhe askush nuk do tia di per mua...
Problemi rom ekziston ne Evrope prej shekujsh dhe dekadash por nese nuk nderhyhet per integrimin e tyre dhe jo per perjashtimin e tyre ne shoqeri ky do te jete vetem fillimi i nje situate te veshtire qe mund te kete edhe pasoja krejt te paparashikuara.
Prandaj shtetet evropiane perfshi edhe Shqiperine kane vetem nje rruge bashkepunim ne nivel kombetar e nderkombetar si dhe me shoqerine rome per ti integruar dhe per ti bere te ndjehen nje lloj si ne te tjeret.