Alibeaj Debati per zgjedhjen me shumice te thjeshte apo te cilesuar te presidentit jo produktiv
Debati i nisur që në verë për ndryshimet kushtetuese ka kaluar në nivel profesional. Në një tryezë të posacme, juristi dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar jo produktiv debatin per zgjedhjen me shumicë të thjeshtë apo të cilësuar të kreut të shtetit.
Sipas tij, ndryshimi kushtetues i 2008-ës ende nuk është provuar dhe së dyti sjell në vëmendje ai, nuk ndikon momenti fillestar i zgjedhjes se kreut të shtetit për qëndrimin që do të mbajë ai deri në fund të 5 viteve karshi forcës politike që zgjedh, apo asaj që nuk e voton.
Alibeaj i parapriu gjatë referimit të tij edhe një momenti që duket se do të ngjallë debat para zgjedhjes se presidentit të ri.
Kjo, nëse zë vend në rastin e Shqipërisë, interpretimi Gjyakes Kushtetuse të Kosovës, për zgjedhjen e presidentit, kur nuk është e pranishme në sallë shumica e deputetëve. Alibeaj ndonëse beson se nuk jemi në të njëjtin kontekst Alibeaj rezervohet të japë një interpretim përfundimtar.
Alibeaj mendon se opozita ka vetëm një armë: në katër raundet e para të zgjedhjes së presidentit për të cilat kërkohet shumicë e cilësuar.