E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vijojnë protestat

Protestuesit ne Egjipt kane paralajmëruar te tjera protesta te dhunshme kundër qeverise. Demonstruesit cilët synojnë rrëzimin e regjimit te presidentit Mubarak, kane hyre ne ditën e 16 te protestave dhe kane refuzuar te largohen nga kryeqyteti deri sa kërkesat e tyre te plotësohen. Ne përpjekje për te ulur tensionet politike dhe për te qetësuar kaosin e shkaktuar ne vend, qeveria ofroi një rritje te pagave për punonjësit e sektorit publik me 15% por kjo nuk është ka mjaftuar për te kthyer ne shtëpi demonstruesit. Aktivistet ne sheshin Tahrir ne Kajro kane mbajtur përpara godinës se qeverise një procesion simbolik për gazetarin e vrare nga një snajper përgjatë tubimeve. Sipas kërkimeve te organizatës ?Human Rights Watch?, besohet se numri i viktimave ne Egjipt ka arritur ne pothuajse 300 persona ndërkohë qe ende nuk behet publik numri zyrtar. Mijëra persona qëndrojnë jashtë godinave qeveritare, duke mos u mposhtur nga kërcënimet e forcave te policisë. Ndërkaq janë përllogaritur edhe kostot ekonomike te protestave te fundit ne Egjipt, ne 310 milion dollarë ne dite, ku me i prekuri është sektori i turizmit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›