E Diel, 1 Nëntor 2026

Strauss-Kahn mund te shpallet i pafajshëm

Kjo kërkesë e bere papritur u argumentua me faktin se punonjësja e hotelit Nafissatou Diallo nuk vërteton dot akuzat e ngritura,. Lidhur me këtë çështje pritet qe te shprehet gjykata e Nju Jorkut, e cila do te japë vendimin e saj mbrëmjen e te martës. Ne rast se Strauss-Kahn shpallet i pafajshëm atëherë ai do te jete i lire qe te kthehet ne shtëpinë e tij ne Francë. Po ndërkohe avokati i Diallo tha se kjo çështje s’mund te mbyllet pasi ende nuk është vene drejtësia ne vend. Sipas tij ka ende shume fakte te pashqyrtuara. Ish-shefi i FMN-se Dominique Strauss-Kahn u arrestua me akuzën e përdhunimit te mbetur ne tentative, si dhe abuzim seksual. Ai u ndalua ne aeroportin e Manhatanit ndërsa po largohej me avionin e tij privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›