Vijon operacioni nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarrit në Krastë dhe Halil

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes ndau sot pamje nga operacioni i përbashkët nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve në territorin e Krujës, ku ndërhyrja e dy helikopterëve ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës.
Në zonën e Krastës dhe në fshatin Halil, dy helikopterë të Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në bashkëpunim me forcat operacionale në terren, duke frenuar përhapjen e flakëve dhe duke ndihmuar në normalizimin e situatës.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se operacioni vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave, me prioritet mbrojtjen e banesave, komunitetit dhe mjedisit.
/gj.m/r.e/a.f/