E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon politika vrastare e mediave pranë opozitës: Shqiptarët i kthyen në kufi!

16-12-2010 / Gazeta 55

Edvini injoron festën e shqiptarëve, në ditën e bardhë të shqiptarëve, nxjerr në foltore Ditziun

Kronika mediatike të mbushura me frymë urrejtje dhe nostalgji për izolimin, keq-informuan opinionin publik, me deklaratat e gënjeshtra se qytetarët shqiptarë s’janë lejuar të kalojnë kufirin, edhe pse presupozohej se kishte hyrë në fuqi vendimi i liberalizimit të vizave Shqipëri-BE. K
jo u demonstrua fuqishëm pikërisht nga televizionet e kontrolluara nga Edi Rama, të cilët njihen botërisht tashmë dhe s’është nevoja për t’i përmendur. Krahas politikës antivizë që hartuan mediat e majta, ajo që u duk më e çuditshmja ishte neglizhenca dhe injorimi që kryetari i PS-së, Edi Rama i bëri momentit më të çmuar të shqiptarëve, të cilët e kishin pritur prej shumë vitesh. Për asnjë moment kreu i opozitës s’doli të përshëndesë lëvizjen e parë pa viza të qytetarëve shqiptarë.
Por, përkundrejt shpërfilljes së pashpjegueshme, nxori nga podiumet e PS-së, Ditmir Bushatin, njeriun që gjatë gjithë karrierës së tij modeste dhe aspak ndikuese, ka hartuar dhjetëra raporte propagandistike, me gënjeshtra dhe mashtrime se Shqipëria s’gëzon demokraci të konsoliduar sikurse dhe kërkesa e tij e famshme se heqja e vizave mund të jetë një vendim i nxituar i institucioneve të Bashkimit Evropian.
Të gjitha këto përforcojnë gjithnjë e më tepër qëndrimin e hershëm se opozita dhe përfaqësuesit e saj s’kanë qenë të interesuar për heqjen e vizave Shqipëri-BE, por përkundrazi izolimin e shqiptarëve dhe rikthimin e tyre në bunkerin e Enverit, të dy dekadave më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›