Vdes kauza e kutive – në Shkodër hapen kutitë, asnjë manipulim
Stina dimërore e protestave dënohet me vdekje. Prokuroria e Shkodrës, pas një ankese të PDK-së ka hapur kutitë e kontestuara e s’ka vërtetuar asnjërin nga pretendimet e opozitës. Shurdhohet opozita e cila dje s’mundi t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve e të shpallë platformën e saj si opozitë konstruktive
Tendenca/Sot para parlamentit, pasi ka mbaruar punë me civilët, Edvini po u kthehet ushtarakëve
Rrënohet përfundimisht kauza e gjatë dhe e shumë trajtuar e eksponentëve të opozitës, ajo e parregullsive të zgjedhjeve të 28 qershorit të 2009-ës si dhe hapja e kutive të votimit, të cilat mendohej se do sillnin përmbysjen e rezultatit të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo edhe afro 5000 vëzhguesit e organizatave ndërkombëtare.
Mund të thuhet me plot bindje se nga 18 muaj vërtitje në çdo cep, rrugë dhe rrugicë të qyteteve të Shqipërisë me dilemën e zgjedhjeve të 28 qershorit si dhe kërkesën e fortë, atë të hapjes me çdo kusht të kutive të votimit për të rinumëruar votat, opozita ka fituar vetëm një hiç.
Por, çfarë do të ndodhte sikur të hapeshin kutitë e votimit? A do të mbyllej përgjithmonë e ashtuquajtura “kauzë e kutive” që ka ngërthyer prej më shumë se një viti politikën në një debat pa krye, të cilën opozita e përdori për të kushtëzuar jo vetëm funksionimin normal të kuvendit.
Dëshirën e kryetarit të PS e ka plotësuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës, e cila ka nisur nga një kallëzim i demokristianit Nard Ndoka hapi kutitë për katër qendra votimi. Ndoka pretendoi se PD i kishte grabitur të paktën një mandat në Shkodër e nën këtë frymë bazoi dhe kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Berisha. Madje bashkë me kallëzimin, PDK depozitoi dhe dy CD me pamje filmike të procesit të numërimit që sipas tij tregonin pa-rregullësitë në proces bashkë-shoqëruar dhe nga procesverbalet dhe tabelat e rezultateve. P
or ky dokument i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr protokolli 8990 dëshmon të kundërtën.
Hapja e kutive nga organi i akuzës prodhoi rrëzimin e pretendimeve të demokristianit Ndoka e për rrjedhojë pushimin e çështjes. Prokuroria, pasi ka hetuar çështjen që përfshiu dy KZAZ të Shkodrës atë me numër 40 dhe 42, pasi sekuestroi dhe hapi kutitë e votimit të katër qendrave të votimit, thekson se nuk ekzistojnë elemente të veprës penale të falsifikimit të dokumenteve dhe rezultatit të zgjedhjeve e për këtë arsye ajo vendosi. Të paktën për Shkodrën debati mund të quhet i mbyllur. Verdikti i organit të akuzës hodhi poshtë çdo dyshim për manipulim.
Por çdo të kishte ndodhur sikur kryetari i PS do të kishte ndjekur të njëjtën formë hetimi sikurse demokristiani Ndoka, një sugjerim që kryeministri Berisha ia bëri që prej shtatorit të vitit 2009 si një nga rrugët e ligjshme për të shkuar te hapja e kutive. Me siguri, sot do të kishim të qarte fatin e fletëve të votimit për të gjitha zonat ku Rama pretendon se mazhoranca ka bërë manipulim. Por mbi të gjitha do të kursehej gjithë kjo kohë e humbur për të ashtuquajturën kauzë që u keqpërdor për interesa politike.