E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekuton në klasë maturanten dhe vetëvritet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin. Një maturante është vrarë me armë zjarri në klasën e shkollës "Mahir Domi" ku ajo mësonte.
Endrit Llambaj, nga Vlora, ka plagosur maturanten Genta Faja, e cila më pas ka humbur jetën rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda.
Pas ngjarjes autori, Endrit Llambaj, 19-vjeç është përpjekur t'i ikë policisë dhe më pas është vetëvrarë.

Të dhënat e para flasin se të rinjtë kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre. Llambaj ka shkuar të bisedojë me 20-vjeçaren dhe në grindje e sipër ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me pistoletë.

Ngjarja ndodhi në periferi të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›