Nipi i Adem Jasharit kritikon ashpër institucionet e Kosovës
PRISHTINË- Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari nip i heroit Adem Jashari, ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës.
Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj që është pritur të jetë dhe se është koha që të ketë ndryshime politikanësh. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve ’90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.
Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar.
Murat Jashari ka kritikuar sidomos situatën në të cilën gjendet shëndetësia në Kosovë, duke thënë se në të gjithë sektorët nuk janë vendosur njerëzit e duhur aty ku duhet.
Një nga pasardhësit e familjes legjendare nga Prekazi, Murat Jashari ka shprehur kritika të shumta edhe në RTK me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se vendi nuk ka përparuar fort në këto katër vjet dhe në përgjithësi ka rënë vullneti dhe dëshira për të punuar.
"E kemi sektorin e shëndetësisë të dobët, kemi sektorin e arsimit që nuk është në nivel, dhe kemi shumë probleme në gjyqësor. Përgjegjësinë për këtë e kanë ata që kanë shkuar derë më derë, e qytet më qytet për të kërkuar vota. Nëse nuk janë të zotë të udhëheqin duhet t'ua lënë vendin gjeneratave të reja", ka thënë Jashari.
Pas një pauze Jashari kërkoi falje për ato që tha në këtë ditë feste dhe i luti qytetarët t'i mirëkuptojnë kritikat e tij dhe t'i marrin si gjykime reale.
(ar.si/BalkanWeb)