Obama mbron “Made In USA”
Barack Obama deklaron luftë të hapur kundër atyre që pengojnë “Made In USA”. Presidenti flet si për ndërmarrjet amerikane të cilat delokalizojnë në vend që të krijojnë vende pune në SHBA, ashtu dhe për vende si Kina, të cilat pengojnë eksportet amerikane me anë të praktikave tregtare jo të ndershme.
Obama fjalim përpara punëtorëve nga impianti i ri i Boeing në Everett, pranë Seattle në shtetin e Washingtonit. Në sfond mrekullia e re e ndërmarrjes amerikane, Boeing 787 Dreamliner.
Ndërsa zëvendës presidenti kinez Xi JinPing, lideri i ardhshëm i shtetit kinez, po mbaron vizitën e tij pesë ditore në SHBA në California, Obama lëshon një vërejtje që i drejtohet pikërisht mysafirit të rëndësishëm.
“Nëse konkurrentët tanë tregtarë nuk do të respektojnë rregullat ne nuk do të rrimë duarkryq” ka premtuar Obama.
Kjo deklaratë ka ardhur edhe si përgjigje ndaj kritikëve të tij të Partisë Republikane, të cilët e akuzojnë për dobësi në lidhje me Kinën.
Në distancë zëvendës presidenti kinez ka dhënë sinjale sigurie duke thënë se: ”do të inkurajojmë konsumin, importet sidhe investimet në Shtetet e Bashkuara”
Obama qorton edhe një herë ndërmarrjet amerikane të cilat vazhdojnë të investojnë në vende të tjera në këtë moment të vështirë.
“E gjithë kjo në momentin kur në Amerikë shumë persona kanë nevojë për punë, kjo është e papranueshme” ka thënë Obama.
Kështu presidenti vijon me propozimin e tij për të hequr lehtësimet fiskale për ndërmarrjet që ikin jashtë dhe rritjen e këtyre lehtësimeve për ato që krijojnë vende pune në Amerikë.
Presidenti konfirmoi dhe një herë se është optimist mbi të ardhmen e ekonomisë së vendit. Në 2012 parashikohet të krijohen dy milionë vende pune.
(ar.si/BalkanWeb)