Vijon tendenca rritëse e çmimit
Çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri pësoi një rritje të re me 2-4 lekë për litër gjatë ditëve të fundit, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe zhvlerësimit të lekut kundrejt valutës, me të cilën ky produkt blihet. Në Tiranë nafta u shit për 124-128 lekë gjatë ditëve të fundit, ndërsa benzina u shit deri me 134 lekë. Çmimet e karburanteve kanë pësuar rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, duke prodhuar edhe një pjesë jo të vogël të rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit.
Gjatë muajit shtator, indeksi i grupit "Transport" shënoi një rritje prej 0.9 për qind. Gjatë muajit shtator, çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.2 për qind dhe çmimi i benzinës 0.3 për qind sipas Institutit të Statistikave. Leku shqiptar ka humbur rreth 10 për qind të vlerës kundrejt euros dhe dollarit gjatë këtij viti, gjë që po pasqyrohet edhe në kostot e mallrave të importuara.