Mungon Hajdari, shtyhet gjyqi i "Gërdecit"
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën e radhës për 29 të pandehurit e akuzuar për tragjedinë e rëndë të Gërdecit. Shkak është bërë mosformimi i trupit gjykues për mungesë të gjyqtares Fatmira Hajdari, që është një prej anëtarëve. Kryetari i trupës gjykuese, Ridvan Hado, ka verifikuar palët në sallë të gjyqit. Ka lexuar me radhë të gjithë të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre ligjorë. Ndërsa në fund ka lexuar edhe një letër të sjellë në gjykatë nga anëtarja e trupës gjykuese, Hajdari. Sipas Hados, kolegia e tij e kishte njoftuar gjykatën se ishte për punë personale jashtë shtetit dhe në këtë mënyrë nuk mund të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore. Në këto kushte, seanca e radhës u caktua në datën katër nëntor.
Një seancë më parë, prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, një dosje voluminoze kjo, me mbi 140 faqe, ndaj 29 të pandehurve që gjykohen në këtë gjykatë. Gjithashtu, në seancën paraardhëse prokuroria rrëzoi ish-drejtuesin e MEICO-s, Ylli Pinarin, sipas së cilit shpërthimi ishte një sabotim. Në kërkesën për gjykim shkruhej qartë se shpërthimi ishte aksidental dhe i shkaktuar si pasojë e kontaktit të shkëndijës krijuar nga saldimi i karrocës me barutin. Ndërkohë, prokuroria kërkoi thirrjen në vazhdim të seancave të mbi 300 dëshmitarëve që do hedhin dritë për tragjedinë e rëndë. Trupi gjykues hodhi poshtë gjithashtu 14 kërkesa të avokatëve mbrojtës, ndër to edhe kërkesën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari, për zhvillimin e gjyqit me dyer të mbyllura.