Ligjet, debat për sekuestrot e pasurive
Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim projektligjin "për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar". Megjithëse në komision mungon opozita, debatet mes anëtarëve të PD-së dhe atyre të LSI-së për këtë ligj nuk kanë munguar. Deputeti Enkelejd Alibeaj e cilësoi projektligjin si të rëndësishëm, duke aprovuar idenë se pronat dhe pasuria e zyrtarëve të lartë, të gjetura mbi atë që ata kanë deklaruar në ILDKP, do të sekuestrohen nga shteti. Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, e kundërshton këtë nismë, duke kërkuar që zyrtarët e lartë të mos përfshihen në këtë masë. Projektligji synon që shteti të përdorë "pasuritë e krimit", duke i sekuestruar ato. Një këtë projektligj parashikohen masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar nëpërmjet zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar. Po kështu, përcaktohet dhe një mënyrë e përdorimit të këtyre pasurive. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë dhe vjen në kuadër të ecurisë së dialogut të liberalizimit të vizave. Projektligji që kërkon shumicë të cilësuar të votave në Kuvend, është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Pasuritë e dyshimta do të vihen nën sekuestro që në nisje të hetimeve dhe jo siç ka ndodhur deri tani, në përfundim të shqyrtimeve gjyqësore në ngarkim të të dyshuarve. Ndërprerja e financimeve nga pasuritë e krijuara në rrugë të paligjshme për grupet kriminele, do të jetë dhe strategjia e re për luftën kundër tij.
Neni 29 i këtij projektligji thotë se "kur vërtetohet që disa pasuri i janë transferuar apo janë regjistruar në emër të të tretëve, me veprimet juridike afektive ose të simuluara, gjykata në vendimin që urdhëron sekuestrimin, konstaton pavlefshmërinë e këtyre veprimeve juridike. Për këtë qëllim, kur nuk provohet e kundërta, prezumohen si fiktive ose të simuluara".