S‘DUHEN NDëRRUAR UNIFORMAT, POR USHTARëT
Nëse e krahasoni numrin e disa mijëra të punësuarve maqedonas në administratën shtetërore gjatë dy viteve të fundit, me qindra të të punësuarve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore gjatë së njëjtës periudhë, nuk keni si mos ta pyesni veten: Vallë Marrëveshja e Ohrit kishte për qëllim përfaqësimin e barabartë të maqedonasve etnikë në administratën shtetërore, apo të shqiptarëve? Nëse i krahasoni mjetet të cilat Maqedonia i harxhon për kulturën e etnitetit maqedonas me ato të paktat që ky shtet i financon për afirmimin e vlerave kulturore të etnive të tjera që jetojnë në Maqedoni, do keni përshtypjen se Marrëveshja e Ohrit ka pasur për qëllim favorizimin e vlerave të popullit maqedonas, do mendoni se ky popull, e jo etnitë e tjera, në të kaluarën ka qenë i diskriminuar.
Nëse do i vlerësonit marrëdhëniet gjuhësore në Maqedoni nëpërmjet vendimit të qeverisë së Gruevskit, që nga viti i ardhshëm nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën maqedonase që nga klasa e parë, do keni përshtypjen e gabuar se shqiptarët janë ata që nuk e njohin gjuhën e mjedisit ku jetojnë, e jo maqedonasit etnikë. Pra, do mendoni se Marrëveshja e Ohrit ka pasur për qëllim avancimin e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe zyrtarizimin e saj në mbarë shtetin, e jo të gjuhës shqipe. Dhe nuk është e mundur të mos pyesni veten: Vallë rinia shqiptare i mori armët në dorë në vitin 2001 që të barazonte gjuhën maqedonase me shqipen, që të forconte pozitën e partisë maqedonase në pushtet, apo që shqiptarët të bëheshin bashkëdrejtues të shtetit dhe Maqedonia të fliste edhe shqip?
Nëse do e merrni lapsin e do kompletoni listën e shqiptarëve që marrin nga katër paga mujore nëpër institucionet e ndryshme shtetërore, pra nëse do barazoni shumën e parave që ky shtet harxhon për "këshilltarët" shqiptarë, me sasinë e parave që harxhohen për "ekspertët" maqedonas që ushqehen nga grazhdi i shtetit duke mos punuar fare, do konstatoni se dallimi është aq i madh, sa ato mjete do mjaftonin të merrnin pension të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së. Dhe pasi ta konstatoni këtë, medoemos do ju ngjallet pyetja: Pse partitë shqiptare lejuan jetë të begatë për një klasë "parazitësh" maqedonase e nuk e bënë të njëjtën për ato pak vlera që kanë shqiptarët e Maqedonisë? Pra, nuk do mund t‘i ikni pyetjes: Mos vallë Marrëveshja e Ohrit ka ndonjë paragraf ku thuhet se shteti duhet të sigurojë ekzistencë sa më të mirë për akademikët antishqiptarë; se duhen lënë në rrugë intelektualët shqiptarë, të cilëve sot, njësoj si edhe dje, nuk u mbetet rrugë tjetër përpos o të bëhen shërbëtorë të partive, o të vdesin nga uria?
Nëse do bëni një shëtitje turistike nëpër Maqedoni, do shihni diçka që mbase nuk e shohin pushtetarët shqiptarë: sa shumë investohet në Maqedoninë Lindore dhe sa pak ndërtohen rrugë, shkolla, ura... nëpër vendbanimet shqiptare. Pra, duke bredhur nëpër Maqedoni, do u ngjallet përshtypja se mbase Gruevski di diçka që nuk e dinë pushtetarët shqiptarë, se ai ngutshëm grabit fondet e shtetit për zhvillimin e pjesës maqedonase, thuajse bëhet gati që atë një ditë ta ndajë nga pjesa e pazhvilluar shqiptare. Andaj është e pamundur të mos përballeni me pyetjen: Vallë këta pushtetarët tanë nuk e shohin se për një shkollë të ndërtuar në ndonjë fshat shqiptar, Gruevski i ndërton dy godina shkollore në ndonjë vendbanim maqedonas; se pas hapjes së një fakulteti në gjuhën shqipe, VMRO-DPMNE-ja jep në përdorim tre fakultete në gjuhën maqedonase? Pra, nuk ka si mos ta pyesësh veten se vallë të rinjtë shqiptarë morën armët në dorë që të avanconin arsimimin në gjuhën shqipe, apo atë në gjuhën maqedonase?
Nëse i dëgjoni me kujdes sukseset e BDI-së, të arritura gjatë periudhës 2002-2006, suksese që shpeshherë i numëron Ali Ahmeti në paraqitjet publike, edhe atë duke filluar nga përmendorja e Skënderbeut në Shkup e deri te decentralizimi i shtetit dhe Muzeu i Lirës, do vëreni diçka të pamohueshme: të gjitha përmendoret që ngritën shqiptarët, i financoi vetë ky popull, e të gjitha përmendoret që i ka porositur Gruevski, janë financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kur dëgjoni Ali Ahmetin si e përsërit kremtimin e përvjetorëve të Kongresit të Alfabetit me paratë e shtetit, nuk keni si mos ta shtroni pyetjen: Vallë me disa dhjetëra mijëra euro të investuara për këto kremte ai do ta lavdërojë shtetin që ka harxhuar dhjetëra miliona euro edhe të shqiptarëve për përmendoret e Gruevskit dhe kremtet e tij të përjavshme? Vallë me këtë Ali Ahmeti do të thotë se për kulturën shqiptare në Maqedoni mjafton të harxhohet aq sa harxhon Gruevski për darka e dreka? Vallë me këto të dhëna Ahmeti do të na bindë se kështu ndërtohet shteti multietnik?
Nëse merrni lapsin dhe bëni llogaritë sa Gruevski investon nëpër mediat në gjuhën maqedonase në formë reklamash, sa para të shtetit harxhon kjo qeveri për prezantimin mediatik të pushtetarëve të VMRO-DPMNE-së, do vëreni se qeveria harxhon më shumë para për "latasët" e saj, se sa për të gjitha institucionet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pas këtij konstatimi, nuk ka si mos ta pyetni veten: Vallë këta pushtetarët tanë nuk dinë ta përdorin digitronin dhe të caktojnë se sa është 30 përqindëshi i buxhetit shtetëror e Gruevskit t‘i tregojnë se harxhon edhe paratë që nuk i takojnë vetëm atij?
Pra, nëse merrni lapsin dhe shënoni emrat e shqiptarëve të punësuar gjatë dy viteve të fundit në administratën e shtetit dhe i krahasoni me mbi gjashtë mijë të punësuarit maqedonas; nëse krahasoni shumën e parave të harxhuara për kulturën, gjuhën, historinë dhe traditën maqedonase me mjetet financiare që janë dhënë për afirmimin e vlerave të shqiptarëve të Maqedonisë; nëse krahasoni investimet që bëhen në vendbanimet maqedonase me ato që investohen nëpër komunat ku banojnë shqiptarët; nëse shihni se sa maqedonas etnikë paguhen nga shteti si "këshilltarë" të ndryshëm përballë dhjetëra shqiptarëve që marrin nga tri-katër paga mujore si të dashurit e partisë shqiptare në pushtet, nëse..., nëse..., nuk ka si të mos konstatoni se nga Marrëveshja e Ohrit dobi më të madhe kanë maqedonasit etnikë. Dhe nuk ka si mos ta pyetni veten se vallë konflikti i 2001-shit dhe kjo marrëveshje kishin për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve, apo të maqedonasve etnikë. Dhe pasi t‘i shtroni këto pyetje, do e kuptoni pse Ali Ahmeti është ai që gjithmonë pret ta pranojë Gruevski në takim, e kurrë nuk ndodh e kundërta.
Nuk ka dyshim se nëse filloni të merreni me krahasimet e lartpërmendura, nuk ka si mos të vini në përfundimin se politikanët e këtushëm shqiptarë nuk e kanë kuptuar se të marrësh atë që të takon, më parë duhet t‘i tregosh tjetrit se çka është e jotja. Pra, që të marrësh tënden, duhet më parë të dëshmosh vetveten si pronar që di ta mbrojë të veten. Nëse nuk di ta bësh këtë, do të ndodhin "enciklopeditë" e do presësh që Gruevski të të caktojë takim, ku do të shpjegojë se gabimisht ka madhëruar projektin, i cili vetëm e "institucionalizon" urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve. E me çka shqiptarët e këtushëm do i përballësh me mjerimin e tyre politik dhe me pamundësinë që të veprojnë sipas parimit: kur ke ushtri, e cila i humb të gjitha betejat, mos u merr me ndryshimin e uniformave, por me ndërrimin e ushtarëve.