Vijon votimi ne France per zgjedhjet parlamentare
Francezët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare te cilat jane pare si një sfidë për presidentin Fracois Hollande . 46 milionë votues francezë votojnë për anëtarët e rinj të Dhomës së Ulët të parlamentit që ka 577 vende
Nga rezultatet e zgjedhjeve do të përcaktohet nëse programi i reformave të parlajmëruara nga presidenti Hollande do të mbështetet nga francezët apo nëse opozita e “UMP”-së, partia e Sarkozy, do të arrijë të imponojë qeverinë e saj.
Sipas sondazheve parazgjedhore, socialistët dhe të djathtët pritet të kenë një diferencë shumë të ngushtë, me secilën prej palëve që vlerësohet në një mbështetje prej rreth 32%.
Votimet për Asamblenë Kombëtare janë të ngjashme me ato presidenciale, me disa kandidatë në garë në çdo rajon zgjedhor në raundin e parë, përpara balotazhit që do të zhvillohet një javë më pas.Një fitore e socialistëve do ti jepte siguri Hollande që të vazhdonte me politikën e rritjes së taksave për të pasurit dhe të politikave të tjera fiskale që ka paralajmëruar.Nëse të majtët do të humbin, presidenti Francois Hollande do të ishte i detyruar të shkarkonte nga detyra kryeministrin e sapozgjedhur, Jean-Marc Ayrault dhe të zgjidhte një tjetër kryeministër nga radhët e “UMP”-së.
Një koalicion me të djathtën është ajo që socialistët duan të shmangin me çdo kusht, por sidoqoftë, bashkëpunimi me partinë e gjelbërt dhe radikalët e majtë, sipas mediave franceze parashikohet gjithsesi i vështirë.Këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për partitë ekstremiste, me komunistët dhe Frontin Kombëtar të Marine Le Pen që synojnë të kapitalizojnë paraqitjen e mirë të zgjedhjeve presidenciale të muajit prill, duke grumbulluar sa më shumë deputetë në Asamble.
Nga përfundimi i këtyre zgjedhjeve varet aftësia e Presidentit Hollande për të qeverisur me efektivitet, ndërsa përpiqet të rigjallërojë ekonominë e ngecur, të zbusë papunësinë që ka arritur nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit dhe të ulë defiçitin qeveritar, pa i privuar 65 milionë francezë nga sistemi bujar i sigurimeve shoqërore dhe përfitimeve të tjera të garantuara nga qeveria.