E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë faturat e TVSH-së

Tirana

Prej më shumë se një jave, bizneset e Tiranës nuk po munden të furnizohen me fatura të TVSH-së, duke rrezikuar bllokimin e aktivitetit. Shkak është bërë puna e ngadaltë në shtypshkronjë, e cila menaxhohet nga Ministria e Financave. Autoritetet e Drejtorisë së Tatimeve garantojnë një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës, e cila u shkaktua nga probleme teknike. Të kontaktuar nga gazeta, shumë biznese thoshin me qetësi se kjo është e disata herë që ndodh një gjë e tillë dhe për këtë fakt nuk i bën shumë përshtypje. Bizneset janë vënë në pozicion të vështirë, pasi kanë presionin e qeverisë për t’u futur në skemën e TVSH-së, dhe nga ana tjetër të mungesës së faturës, e cila pengon zhvillimin normal të aktivitetit.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›