E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktima e tetë e gripit të derrit në Shqipëri, 55-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera

Tiranë, 25 dhjetor, NOA Sëmundja e gripit të derrit, e cila shkaktohet nga virusi AH1N1 ka rrëmbyer një tjetër jetë në spitalin e Infektivit në Tiranë, duke e çuar në tetë numrin e viktimave të deritanishme. Bëhet fjalë për një grua në moshën 55-vjeçare nga qyteti i Tiranës, e cila mësohet se vuante nga diabeti dhe nga hipertensioni në momentin kur u sulmua nga virusi në fjalë.

Ajo ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ndërsa u paraqit atje në gjendje mjaft të rënduar e kështu që mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot nga kthetrat e vdekjes. Si edhe në raste të tjera që kanë humbur jetën prej gripit të derrit, gruaja 55-vjeçare ka shfaqur shenja sëmundjesh të tjera paralele, e për këtë arsye mjekët kanë argumentuar se virusi ka qenë ekspansiv. Realisht, në vendin tonë numërohen mbi 300 të prekur nga virusi i gripit të derrit, ndërsa kanë mbërritur tashmë 10 mijë dozat e para kundër A/H1N1 nga Hungaria, të cilat do të përdoren kundër shtresave që kanë më shumë premisa të sulmohen nga virusi që shkakton sëmundjen e gripit të derrit. n.e/NOA              

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›