Besimtarët festojnë sot Krishtlindjen

Besimtarët e krishterë në të gjithë Shqipërinë, kanë festur mbrëmë në mesnatë lindjen e Krishtit . Krishtlindja, për nga rëndësia është e dyta për kishën e krishterë pas festës së Pashkëve. Në të gjitha kishat katolike dhe ortodokse të vendit festohet me solemnitet lindja e Jezusit. Ceremonia kryesore e Krishtlindjes është zhvilluar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë kanë ndjekur meshën e mbajtur nga Monsinjor Rrok Mirdita. Ceremonia në Katedralen e Shen Palit filloi me një koncert, me këngë dedikuar Krishtlindjes dhe më pastaj vazhdoi me meshën .Sipas kalendarit të krishterë, Krishtlindja është dita e lindjes së Krishtit, djalit të Zotit të dërguar në këtë botë për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet dhe për të bërë paqen mes Zotit dhe njerëzve dhe gjithë njerëzimit së bashku.
Ndërkaq në orët e para të mëngjesit të sotëm, Krishtlindja është festuar edhe nga besimtarë ortodoksë . Ata u mblodhen në orën gjashtë të mëngjesit në Kishën Ortodokse në Tiranë, në meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në këtë festë, të gjithë bësimtarët e krishterë janë lutur për më shumë dashuri, paqe, drejtësi dhe gëzim .