E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, shënohet viktima e tetë

Shënohet vdekja e tetë nga virusi i gripit të derrit. Viktima është një grua nga qyteti i Tiranës. Ajo vuante nga diabeti dhe nga hipertensioni. 55-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ajo u paraqit në spital në gjendje të rëndë.
Sipas shifrave zyrtare numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin AH1N1 në vendin tonë është mbi 300 persona.
Në Shqipëri 10 mijë dozat e para kundër A/H1N1 kanë mbërritur të premten e kaluar, dhe do të injektohen tek personat që kanë komplikacione shëndetësore, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në moshën 5 vjeç.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›