Viktima me A/H1N1, mjekët: E pamundur të shpëtohej foshnja
TIRANE-“Nuk arritëm të shpëtonim jetën e fëmijes 8 muajsh te nëna shtatzene qe humbi jeten dje nga gripi i derrit, pasi 18 vjecarja prej tre ditesh ne gjendje kome”, bënë të ditur sot për TVNEWS24 mjekët e spitalit infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë rreth vdekjes se dyfishte te ndodhur dje ne keto ambiente.
Sipas mjekëve nuk kishte asnjë mundësi shpëtimi për foshnjën. “ Ne keto kushte nje nderhryje kirurgjikale per te shpetuar femijen do te ishte e rrezikshme. Ne kushtet kur nena eshte ne gjendje kome ne 90% të rasteve fëmijet nuk arrijnë te mbijetojnë”, deklaruan mjekët pas interesimit të NEWS, 24 se pse nuk u arrit të shpëtohej të paktën jeta e foshnjes.
Specialistet pohojne se përvoja ka treguar se bebet në muajin e 8-te nuk mbijetojnë në kushtet kur nëna është në koma. Madje mjekët shpresonin në një përmirësim të gjendjes së saj që të mund të shpetonin si nena dhe femija i saj, por fatkeqesisht ndodhi e kunderta.
18 vjecarja nga Kucova që humbi dje jeten si pasojë e virusit A/H1N1 prej gjashte ditesh mbahej në terapi intensive dhe se tre ditet e fundit ajo kishte hyre ne koma.
Gruaja dhe foshnja ne barkun e saj jane kosnideruar zyrtarisht si viktima numer 5 nga gripi i derri në vendin tonë. 18 vjecarja përfundoi ne Infektivin e QSUT pas kurua për tre ditë në spitalin e Beratit.
Dje Shefi i Shërbimit Infektiv në QSUT, Dhimiter Kraja tha për News24 se pacientja vuante nga anemia si pasoje e shtatzanise, ndërsa virusi preku mushkërite e saj me pasojë jeten.
Ndërkohë Drejtori i Politikave Shendetësore në Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero deklaron se gratë shtatezëna janë të rriskuara nga virusi A/H1N1 ndaj dhe masat qe ky grup duhet te marre per te mbrojtur duhet te jene me te larta se tek njerezit e zakonshem.
Viktima nga Kucova ishte e pesta në vend. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi të dielën (12 dhjetor) rastin e katërt me vdekje nga virusi i gripit A (H1N1) në vend. Sipas drejtorit të Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në MSH, Pëllumb Pipero, bëhej fjalë për një 31 vjeçar nga Vlora, i cili kishte ardhur nga emigracioni rreth 3 muaj më parë. Ndërkohë, një ditë më parë, në 11 dhjetor u konfirmuan dy raste të tjera me vdekje nga virusi A (H1N1) tek dy persona nga Shkodra, një 53 vjeçar, i cili vuante nga pneumonia masive bilaterale, si dhe tek një paciente 47 vjeçare, e cila vuante dhe nga patologji të tjera, si sëmundje të mushkërive, hipertensioni arterial dhe hiperobeziteti.
Rasti i parë me vdekje nga virusi A (H1N1) u shënua në datën 3 dhjetor, në një pacient 57 vjeçar nga Sukthi. Pacienti, i hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare "Shefqet Ndroqi", vuante prej shumë kohësh nga tumori i prostatës si dhe kishte kaluar dhe infarkt miokardi të një forme të agravuar.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A(H1N1) deri në datën 16 dhjetor 2009 është 334. Mosha mesatare e rasteve te prekura në total është 23 vjeç.
Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë, bëhet e ditur nga buletini i Institutit të Shëndetit Publik. Ndërsa, shenjat klinike të tyre gjate dy javëve të fundit kanë qenë mesatare.
Bazuar në të dhënat e ISHP, deri në datën 16 dhjetor 2009, jane marre 2357 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i tyre është marrë në grupmoshën 15 -24 vjeç, ku dhe vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara.
ISHP pohon se survejanca në të gjithë vendin është plotësuar me informacionin mbi shtrimet në të gjitha spitalet e vendit, si dhe është përforcuar survejanca për zbulimin dhe monitorimin e rasteve me sëmundje të rëndë respiratore.
Rasti i parë i prekur me virusin e gripit pandemik në vend u regjistrua në 20 korrik, tek një 20 vjeçar nga Gjiroskastra.
ISHP vazhdon të bëjë survejancën (mbikëqyerjen) e rasteve me grip, qoftë dhe rasteve të lehta dhe të atij të zakonshëm. Të dhënat tregojnë se në popullatë tashmë po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal.
Ndërkohë, mënjanimi i frekuentimit të vendeve publike, larja dhe dezifenktimi i vazhdueshëm i duarve, janë disa prej rekomandimeve të specialistëve të shëndetit publik. "Të gjithë personat që shfaqin shenja si temperaturë e lartë, ethe, dhimbje e fortë koke, fyti dhe trupi, çrregullime të tretjes, rrufë, teshtitje, skuqje të syve dhe të fytit, dobësi të përgjithshme, kollë të thatë, apo ulje oreksi, duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku", këshillojnë specialistët.
Nga ana tjetër, MSH sjell në vëmendje se rrezikshmëria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A (H1N1) është veçanërisht e lartë në pacientët me sëmundje kronike të zemrës, të mushkërive, apo dhe me tumore. Nisur nga kjo, ata këshillojnë të gjithë grupet e popullatës të konsideruara si grupe risku, veçanërisht të sëmurët kronikë, të tregojnë kujdes maksimal
(d.b/News24/BalkanWeb)