Deputetët do t‘i blejnë makinat me gjysmë çmimi
Zyrtarët e lartë dhe deputetët, të cilët humbën të drejtën e përdorimit të një makine shtetërore, do të kenë mundësi të blejnë këto makina me më pak se 50 për qind të vlerës, si dhe do të kenë të drejtë ta shlyejnë makinën me këste përgjatë disa viteve dhe me normë interesi zero. Për më tepër, këta zyrtarë nuk do të kenë nevojë të hyjnë në garë, pasi makina në shitje do t‘u ofrohet përkundrejt çmimit fillestar para se të hidhet në ankand. Qeveria miratoi dje një vendim për nxjerrjen në shitje të makinave të blera me paratë e taksapaguesve gjatë viteve të shkuara. Sipas vendimit, vlera e makinës do të përcaktohet nga Drejtoria e Doganave duke marrë për referencë të dhënat nga tregu i Bashkimit Europian, por shumës së vlerësimit do t‘i zbritet 50 për qind normë amortizimi.
"Vlerës së gjendur në tabelë, i zbritet 50% si koeficient amortizimi, për shkak të përdorimit të mjetit në territorin e Republikës së Shqipërisë", thuhet në vendimin e djeshëm. Makina do t‘i ofrohet përkundrejt kësaj vlere fillimisht zyrtarit që e ka pasur në posedim dhe vetëm nëse ai e refuzon, atëherë do të nxirret në ankand për popullin. Vlerësohet se rreth 3 mijë makina do të nxirren në shitje në këtë mënyrë. Vlera e tyre e përgjithshme arrin në disa dhjetëra milionë euro.
Mënyra e vlerësimit
Administrata doganore përdor të dhënat e revistës italiane "Quatroruotte", e cila kryen një vlerësim të një pafundësie lloje makinash, bazuar në vitet e përdorimit. Zakonisht në Shqipëri vlera e makinave është më e lartë për shkak se përveç çmimit në Itali, duhet të paguhen edhe taksat doganore, rruga, taksa e ndotjes etj. Për këtë shkak, vlerësohet se zyrtarët e lartë do të kenë të drejtë t‘i blejnë makinat e tyre luksoze për më pak se 50 për qind të vlerës së tyre tregtare. Jo vetëm kaq, por qeveria ka vendosur të kryejë edhe rolin e bankës. Dhe jo bankë dosido, por bankë që ofron kredi me interes zero.
"Komisioni i ankandit, pas llogaritjes së vlerës fillestare, harton njoftimin, i cili, së bashku me dokumentacionin për mjetin, i ofrohet, së pari, nëse ka, zyrtarit në dispozicion të të cilit është mjeti, i cili duhet, që, brenda tre ditëve pune, të kthejë përgjigje me shkrim, për pranimin ose jo të ofertës, si dhe për kushtet e pagesës", thuhet në vendim.
"Për vlera më të mëdha se 1,000,000 (një milion lekë) lekë, zyrtari, në dispozicion të të cilit është mjeti, që gëzon të drejtën e parablerjes dhe që ka pranuar ofertën, ka të drejtë të kërkojë shlyerjen e pagesës me këste, të cilat nuk mund të jenë më të vogla se 500,000 (pesëqind mijë) lekë për çdo vit pasardhës, me kusht që të shlyejë menjëherë, të paktën këstin e parë prej 1,000,000 (një milion) lekësh", vijon më tej vendimi.
Zyrtarët e lartë, që do të blejnë këto makina me më pak se gjysmën e vlerës tregtare dhe me këste me interes zero, duket se nuk do të kenë detyrimin të raportojnë origjinën e parave që do të përdorin për t‘i blerë këto makina. Gjatë viteve të fundit, zyra të ndryshme të qeverisë blenë një sasi të stërmadhe makinash luksoze, të cilat kushtojnë disa dhjetëra mijëra euro secila.
Pagesa për naftën
Përveç makinave me gjysmë çmimi, zyrtarët e lartë të qeverisë do të përfitojnë nga 15 mijë në 45 mijë lekë të reja në muaj përveç rrogës për të paguar naftën apo koston e transportit të tyre personal. Drejtorët e drejtorive kryesore të vendit do të marrin 35-45 mijë lekë në muaj, ndërsa drejtorët e vegjël pritet të përfitojnë 15-25 mijë lekë në muaj. Vlera e shpërblimit mujor për makina e transport, sipas vendimit të djeshëm do të shtohet automatikisht me rreth 3 për qind në vit, shifër kjo e barabartë me rritjen e çmimeve të konsumit.
Qeveria shqiptare deklaroi dy muaj më parë se do të shkurtojë privilegjet e zyrtarëve të lartë, duke u hequr shoferët dhe makinat, një masë që mund të kursejë deri në 25 milionë euro në vit, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave. Por vendimi ka mbyllur edhe rreth 3 mijë vende pune. Shoferët e dalë të papunë pritet të marrin pagesë papunësie për disa muaj.
Megjithëse vendimi i djeshëm i qeverisë flet për procedura ankandi për makinat e dala të tepërta, për nga përmbajtja ngjan se është një vendim për procedurat e transferimit të pronësisë me çmime minimale te zyrtarët që i kanë shijuar këto makina deri tani.