A (H1N1), Kraja: Jo panik, vetëm të tregohemi vigjilentë
TIRANË - Rasti i fundit me vdekje me virusin A (H1N1) tek një 18 vjeçare, tregon qartë se duhet të jemi vigjilentë gjatë gjithë kohës të shfaqjes së këtij gripi, tha sot Shefi i Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, Dhimitër Kraja.
Sipas tij, Shqipëria hyn në vendet me vdekshmëri të ulët, krahasuar me vendet e tjera, madje edhe me ato fqinje. "Pavarësisht nga rastet fatale, Shqipëria po e kalon gripin A (H1N1) mjaft mirë, pa raste shumë të rënda dhe me vdekshmëri të ulët", theksoi Kraja.
Në QSUT ndodhen rreth 12 raste të shtruara me këtë sëmundje, shumica në forma të mesme dhe të lehta. "Prej këtyre, 2 raste, që kanë qenë rëndë, po trajtohen në reanimacion në gjendje të përmirësuar", tha Kraja. Ndërkohë, pritet që rastet e prekura nga A (H1N1) të jenë më të rralla dhe rastet fatale më të pakta. "Ky është piku, maksimumi i rasteve që ka agresivitet", nënvizoi Kraja, duke shtuar se "nuk ka vend për panik, por për të qenë vigjilentë, për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe për të qenë korrektë me trajtimin".
Situata, sipas tij, paraqitet me një ulje të rasteve me grip, ndërsa në spital paraqiten ¼ e atyre që ishin më parë. Por, sa u takon rasteve të rënda, ato mund të jenë edhe kur është piku, por edhe kur prekshmëria është ulur.
Lidhur me rastin e fundit dhe të pestin me vdekje të prekur nga A (N1N1), Kraja sqaroi se vajza 18 vjeçare, e cila ishte shtatzanë, i është nënshtruar protokollit të mjekimit, që lëvizi në dinamikë. Më parë ajo ishte trajtuar në spitalin e Beratit, ndërsa ka mbërritur në Shërbimin Infektiv të QSUT-së rreth 7 ditë më parë. "Pati një përmirësim ditën e parë në masën rreth 25 %, por më pas filluan të prekeshin organe të tjera", tha Kraja, duke shtuar se "ky rast tregon që ky virus mund të prekë dhe persona të shëndetshëm".
Zyrtarisht të vdekur nga ky virusi regjistrohen 5, mes të cilëve dhe nëna shtatzanë në muajin e 8.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A(H1N1) deri në datën 16 dhjetor 2009 është 334. Mosha mesatare e rasteve te prekura në total është 23 vjeç.
Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë, bëhet e ditur nga buletini i Institutit të Shëndetit Publik. Ndërsa, shenjat klinike të tyre gjate dy javëve të fundit kanë qenë mesatare.
(d.b/BalkanWeb)