Aksidente rrugës për Besianë dhe Vushtrri

Një person ka humbur jetën si pasojë e një askidenti që ka ndodhur sot (e martë) rreth orës 16:10 në magjistralen Prishtinë-Podujevë në fshatin Lupq në vendin e quajtur të Kulina.
Indeksonline mëson se një veturë Golf ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur ku si pasojë ngasësi i saj rreth moshës 60 vjeçar ka humbur jetën.
Ndërkaq, një aksident tjetër trafiku ka ndodhur në Stanovc të Vushtrrisë. Mësohet së të përfshirë kanë qenë dy vetura, të lenduar janë dy ngasësit dhe një pasagjer./Indeksonline/