E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, gati komisioni për SHIK-un në Kuvend

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka prezantuar edhe zyrtarisht iniciativën e tij në Kuvendin e Kosovës, për krijimin e një komisioni hetimor për veprimtaritë kriminale pas luftës, dhe për hetimin e organizatës SHIK.

“Duhet dhënë fund debatit. Të mos i shohim gjërat bardh e zi, dhe të marrim përgjigje për ato që kanë ndodhur”, ka thënë Ramadani.

Ai ka gjetur menjëherë përkrahjen e grupit më të madh parlamentar, PDK, që ka deputetët të saj që janë deklaruar hapur si anëtarë të SHIK-ut.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se "pas luftës në Kosovë ka ndodhur gjithçka, dhe duhet hetuar, e nëse dikush ka bërë krime duhet të dalë para drejtësisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›