E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e Hooverit

Jo për çudi, kryeqyteti që konsiderohet si zemra që mban gjallë të gjithë vendin, ka një "histori të gjatë" të arteve të bukura të kërcënimeve seksuale.

Figura pioniere e "dosjeve seksuale" të Washingtonit ka qenë përgjuesi më i rrezikshëm, J. Edgar Hoover. Falë dosjeve të tij të famshme të seksit, të cilat përmbanin pisllëqe rreth çdo personi në Washington sipas tij, Hoover arriti të mbante nën trysni dhe kontroll të vazhdueshëm të gjithë kryeqytetin dhe tetë presidentë të ndryshëm për më shumë se gjysmë shekulli.

Në përgjithësi, Hoover ishte një gjeni i organizimit, një punëtor i fiksuar dhe që nuk lodhej kurrë, një mbikëqyrës i ashpër i cili mishëroi ndjenjen fanatikike të besnikërisë tek agjentët e tij dhe një burrë i cili gati i vetëm arriti të krijojë dhe të drejtojë një nga organizatat qeveritare më të pakorruptueshme. Megjithatë, Hoover ishte një transvestit dhe kishte marrëdhënie homoseksuale. Në këtë mënyrë, jeta e tij publike dhe ajo private ishin një kundwrthwnie hipokrite.

Hoover vdiq në vitin 1972 pasi kishte qenë kreu i FBI-së për një periudhë të vlefshme me ndërrimin e tetë presidentëve në SHBA-së, shumica e të cilëve jetonin në frikë konstante se mos ai i do t’iu bënte shantazh. Si një kongresist, Richard Nixon e admironte shumë Hoover-in dhe për më tepër ai kishte qenë një ndihmë mjaft e madhe në dënimin e Alger Hiss si tradhtar komunist. Por, kur u bë president, ai arriti të kuptonte më mirë pushtetin e drejtuesit të FBI-së dhe mendonte me të drejtë se po ta shkarkonte nga detyra, ai me gëzim të madh do të rrëzonte të gjithë tempullin bashkë me të.

Harry Truman e konsideronte kreun e FBI-së shumë pak të ndryshëm nga kreu i Gestapos apo i policisë sekrete ruse. Ai tërbohej nga mania e Hoover-it për të vendosur kamera dhe përgjues kudo për të demaskuar çdo njeri të cilin Hoover e konsideronte si një armik moral ose politik. Lyndon Johnson e quante Hoover-in "një bastard homoseksual" edhe pse u ndihmua politikisht prej tij dhe të dy arritën të ruanin një marrëdhënie të përzemërt. Disa nga shënjestrat speciale të Hoover-it ishin: Franklin dhe Eleanor Roosevelt, John dhe Robert Kennedy, Harry Bridges i "Longshoreman's Union" dhe Martin Luther King, Jr.

Në biografinë revizioniste të Hoover-it, "Official and Confidential", Anthony Summers e akuzon atë se insistonte në një kult personaliteti në agjenci. Gjëja më e rëndësishme që theksohet në këtë libër është se vetë Hoover kërcënuesi, kërcënohej nga Mafia. Çudia qëndron në faktin se FBI-ja ishte në gjendje që t'i pastronte këto dosje ose thjesht t'i shkatërronte, por Hoover e dinte shumë mirë se jeta e tij seksuale ishte e kompromentuar dhe se herët a vonë do të zbulohej.

Jo rastësisht, periudha më e ngarkuar e Hooverit ka qenë ajo kur John F. Kennedy kishte zënë vend në Shtëpinë e Bardhë dhe dhomat e shumta të gjumit që ndodheshin atje. Sipas burimeve të shumta, kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, pikërisht Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura, por duke u kujdesur që të ruante dhe të fshihte mirë të tijat. Me një inat dhe obsesion që po ktheheshin në sëmundje patologjike për të, Hoover ka përgjuar çdo fole dashurie të Kennedy-t dhe ka regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek super-ylli Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.

Duke luajtur me dinakëri në të dy krahët kundër mesit, Hoover furnizonte me informacione të përhershme, faqet kryesore të gazetave rreth një aventure të vjetër të Kennedy-t me një sekretare të Senatit dhe rreth ish-martesës së shumëpërfolur të tij. Më pas, me sjelljen tinzare që e karakterizonte, e fuste Kennedy-n në borxhe me të duke i siguruar materiale që mund të detyronin gazetën të shkruante ditën tjetër një përgënjeshtrim, sipas gazetarit Anthony Summers.

Kur bëhej fjalë për të regjistruar pozicionet komprometuese të Jack dhe Bobby, Hoover-in kishte kush e ndihmonte. Mafia dhe Jimmy Hoffa gjithashtu u siguruan të vendosnin përgjues elektronike në strofkat e fshehta të Marilyn Monroe, duke regjistruar veçanërisht aktoren me presidentin në shtëpinë buzë detit të kunatit të tij, Peter Lawford.

Hoover përdori të njëjtën taktikë në hakmarrjen e tij kundrejt Martin Luter Kingut duke përgjuar hap pas hapi vendet e takimit të liderit të të drejtave civile me dashnorë të ndryshëm, duke përhapur thashetheme të pavërteta se King ishte homoseksual. Hoover gjithashtu kishte një dosje seksuale mbi Richard Nixon ku tregoheshin të gjitha festat e tij perverse. Sipas raportimeve të Anthony Summers, ndërkohë që Nixon ishte zëvendëspresident, ai u takua me një punëtore turistike nga Hong Kongu, e cila quhej Marianna Liu. E bindur se Liu ishte një spiune e Kinës Komuniste, CIA kishte pozicionuar kamerat me rreze infra të kuqe në dritaren e dhomës së gjumit të Nixon-it në trenin e inteligjencës britanike gjatë vizitës së tij në Hong Kong. Liu dhe Nixon u betuan për Summers se nuk kishin kryer kurrë marrëdhënie seksuale, por Hoover raportoi me gëzim të madh të gjithë dosjen e Nixon-it me spiunen Liu përpara se ai të bëhej president.

Për shkak se ishte një person që nuk i kursente aludimet banale dhe perverse për të përforcuar "provat" e tij, Hoover më pas nxorri në pah një raport që sugjeronte se djemtë e ardhshëm të Watergate, H. R. Haldeman, John Ehrlichman dhe Dwight Chapin ishin dashnorë homoseksualë. Kjo bombë plasi në vitin 1969 para Watergate-it dhe burimi i Hoover-it, një banakier lokali i paidentifikuar, dëshmonte se ata të tre ishin parë dhe dëgjuar shumë shpesh duke bërtitur dhe kënduar nga gëzimi nëpër festat homoseksuale në hotelin e Watergate. Sigurisht, kjo nuk ishte e vërtetë dhe Ehrlichman i tha gazetarit Summers: "Arrita të mendoj se Hoover e bëri këtë gjë vetëm për të nxjerrë hapur kthetrat ose për të bërë për vete presidentit Nixon, ndoshta të dyja së bashku”.

Në Washinton, çfarë mbjell do të korrësh dhe homoseksualiteti i vetë Hoover-it ishte e pamundur të qëndronte i fshehtë, për shkak të armiqve të tij të shumtë. Bosi i Mafies, Meyer Lansky kishte një kënaqësi të veçantë kur mburrej se "ia kishte treguar qejfin" Hoover-it qëllimisht, duke siguruar foto të shumta të tij duke u puthur madje edhe duke kryer marrëdhënie me partnerin që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, Clyde Tolson. Sipas Summers, në fund të vitit 1940, ka pasur edhe foto të Hooverit të veshur si femër joshëse duke pozuar për të dashurin e tij. Edhe koleksionisti tipik i fundërrinave, gjuetari i kundër-spiunëve, i cili punonte për CIA-n, James Jesus Angleton, ka pasur gisht në mbledhjen e dëshmive, për të inkriminuar Hoover-in me foto seksuale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›