Hitleri nxitës i islamizmit?
Rrënjët e ekstremizmit islamik shtrihen tek thirrja e Adolf Hitlerit, bërë botës arabe, për të shkatërruar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kështu pretendon një libër i publikuar së fundmi për konfliktin më të madh të viteve 1940-45.
“E vetmja shpresë juaja për shpëtim është shkatërrimi i hebrenjve, përpara se ata t’ju shkatërrojnë ju, – citohet të ketë thënë lideri nazist gjatë një transmetimi në radio (1942).
Ky ishte një nga 6000 transmetimet e nazistëve drejtuar arabëve, ndërsa kampet e tyre të vdekjes ishin duke vrarë qindra dhe mijëra hebrenj në Evropë.
Libri “Propaganda naziste për botën arabe”, i shkruar nga Jeffrey Herf, tregon se si Hitleri dhe ndihmësit e tij përdornin transmetimet e radiove për të nxitur propagandën, sepse bota arabe në atë kohë ishte e pashkolluar.
Radiot gjendeshin lehtësisht në lokale dhe tregje për të tërhequr vëmendjen e grupeve të njerëzve.
Profesori Herf, i cili jep lëndën e historisë në Universitetin e Merilendit, thotë se rrënjët e fanatizmit të islamizmit të ditëve moderne mund të ketë ardhur nga porositë e transmetuara nga Berlini.
Një nga qëllimet kryesore të Hitlerit ishte provokimi i kryengritjes anti-semite në Egjipt.
Në një edicion lajmesh ai tha: “Një numër i madh hebrenjsh, të cilët jetojnë në Egjipt, së bashku me polakët, grekët, armenët dhe francezët posedojnë armë dhe municione”.
Disa hebrenj në Kajro u kërkuan autoriteteve britanike të siguronin mitraloz në çatitë e shtëpive të tyre.
Këto edicione informative lajmesh në radio përktheheshin në arabisht nga specialistët e ministrit të Propagandës, Josef Gebels.
Gazeta gjermane, “Die Welt” e quajti zbulimin e profesorit Herf të 6000 transmetimeve nga viti 1939 deri 1945 asgjë më shumë se një sensacion.
Transkriptet e përkthyera fjalë për fjalë u bën nga ambasada amerikane në Kajro gjatë kohës së luftës dhe ruheshin të klasifikuara deri në vitin 1977 në Washington.
Dy vjet më parë, profesori Herf u bë akademiku i parë që pati qasje në to. “Fundamentalizmi islamik, ashtu si totalitarizmi evropian në shekullin XX ishte një përzierje e elementeve shumë të vjetra dhe modernë”, – shton profesori.
“Është gjithashtu një prodhim i përzierjes së disa ngjarjeve vendase në historinë e islamit me urrejtjen ndaj demokracisë, liberalizmit dhe hebrenjve, që ishin në qendër të socializmit kombëtar. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve do të ishte mbyllur shumë kohë më parë, nëse nuk do të ishte artikuluar dhe ndihmuar nga propagandistët nazistë, proces ky i cili vazhdoi edhe pas luftës, i udhëhequr nga islamikët e llojeve të ndryshme”, përfundoi Herf.