Humbja e Italisë, shtypi ironi e furtunë therëse
ROME-Askush në Itali nuk e kishte menduar një eliminim të tillë nga Kupa e Botës. Titujt e gazetave ditën e sotme kanë qenë një tregues sesi është përjetuar disfata në Botërorin e Afrikës së Jugut, aty ku të kaltërit shkonin me petkun e kampionit të botës. “Turp!”, ishte titulli i madh i Corriere dello Sport. Tituj si “Itali e varfër” apo “Gjithçka e zezë”, tregojnë se skuadra italiane është në qendër të furtunës. Në shtyp nuk ka munguar edhe një ironi therëse, me futbollistët të vendosur në një arkivol, që simbolizon skemën e përdorur nga Marçelo Lipi në këtë Botëror. “Mozzarella Azzurri”, shkruan një nga gazetat më të njohura në këtë vend, ndërsa notat janë një tmerr më vete, sidomos për kapitenin Kanavaro. Tifozët në rrugë ndërkohë nuk falin, duke e quajtur Lipin bastard, edhe pse 4 vjet më parë e konsideronin hero.
Por, dështimi i Italisë në të vërtetë shihet edhe si një dështim i kampionatit të këtij vendi, prej kohësh i vënë nën akuzë se nuk nxjerr më futbollistë të klasit të lartë. Në Botërorin e Afrikës, në fushë, vetëm Zambrota, Pirlo, Gatuzo e De Rosi vinin nga skuadrat që zunë tre vendet e para në Serinë A këtë edicion. Kanavaro, Kielini, Iakuinta u renditën të shtatët, Di Natale luftoi për qëndrimin në kategori me Udinezen e tij, ndërsa pjesa tjetër ishin kryesisht futbollistë të Napolit, Kaljarit apo Fiorentinës. Skuadra, që nuk ndodhen aspak në elitë. Por, në Itali në këto momente ka edhe një opinion të përgjithshëm se fajtori kryesor është Marçelo Lipi. Trajneri që e shpalli këtë skuadër kampione të botës në vitin 2006, qëndroi i bindur verbërisht për të mos marrë në Afrikë futbollistë si Kasano, Mikoli, Baloteli apo Xhuzepe Rosi. Pika më e ulët e kësaj Italie ishte pikërisht barazimi 1-1 me Zelandën e Re, skuadrën e konsideruar nga të gjithë si më donta e këtij Botërori, por që mundi të lërë pas në renditje kampionët e botës.
Tashmë Italia do t’i nënshtrohet një revolucioni. Gatuzo e Kanavaro kanë deklaruar se do të tërhiqen, Zambrota thotë jo, por Prandeli duket e vështirë ta marrë në konsideratë. Një tjetër largim i sigurt është ai i Di Natales, por edhe i Andrea Pirlos, që me moshën që ka, duket se nuk jep më garanci. Botërori i Afrikës së Jugut ka qenë një nga më të turpshmit për Italinë, që nuk mundi të kalojë dot as në grupin më të lehtë, megjithatë ai mund të shërbejë si një shkundje për futbollin e kaluar kohe të këtij vendi.
(d.b/BalkanWeb)