E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e përmbytjeve në Pakistan protestojnë për ndihma

Islamabad, 16 gusht – Të mbijetuarit e zemëruar të përmbytjeve në Pakistan kanë bllokuar një autostradë për të protestuar për shpërndarjen e ngadaltë të ndihmave, pasi që parashikimi për rritje të përmbytjeve rriti urgjencën e përpjekjeve masive ndërkombëtare për ndihma.

Përmbytjet më të mëdha ndonjëherë në Pakistan filluan dy javë më parë në pjesën veriperëndimore të vendit dhe janë përhapur në gjithë vendin, ka raportuar AP. Rreth 20 milionë njerëz dhe 160 mijë km2 – rreth një e pesta e vendit – janë goditur.

Një prej protestuesve tha se ndihmat shpërndahen vetëm në praninë e medieve.

Shkalla e fatkeqësisë ka rritur shqetësimet se mund të destabilizojë vendin, që është shumë i rëndësishëm për shpresat  e SHBA-së për mundjen e al-Qaedas dhe talibanëve.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i cili vizitoi dje zonat e goditura, tha se kurrë nuk kishte parë një katastrofë me përmasa të tilla. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shpejtojë dërgimin e ndihmave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›