E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një ushtar amerikan në Irak

Bagdad, 16 gusht – Ushtria amerikane ka njoftuar sot vrasjen e një ushtari të saj në veri të Bagdadit.

Në një njoftim të lëshuar sot thuhet se patrulla e ushtarit është sulmuar një ditë më parë në kryeqytetin e provincës Diyala, Baqouba. Në të thuhet se incidenti po hetohet dhe nuk janë dhënë më shumë detaje.

Sipas AP, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, që nga fillimi i luftës në mars 2003, ka arritur në 4 415.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›