SHBA, Thaçi takohet me Ollbrajt: Kosova, në rrugën e integrimit evropian

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Medline Ollbrajt. Gjatë takimit, kryeministri Thaçi shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm që ish-sekretarja Ollbrajt ka luajtur dhe po luan në mbështetje të zhvillimeve demokratike në Republikën e Kosovës. Thaçi e ka njoftuar zonjën Ollbrajt për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke u ndalur tek reformat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Ndërsa ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Ollbrajt ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, për integritetin dhe sovranitetin e saj, si dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Ajo po ashtu ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.
...