E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Partitë e reja të shmangin frymën nacionaliste, duhet dialog konstruktiv

05-04-2012 / Gazeta 55

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper i cilëson tonet nacionaliste të propaganduara nga disa parti të reja si platforma të vjetra që kanë dominuar historinë e dhimbshme të ballkanit shekullin e kaluar. Sipas saj nuk është koha për retorikë nacionaliste, por për dialog konstruktiv në dobi të integrimit euro-atlantik

Nga qyteti i Korçës, ku ndodhej për një projekt të Ujësjellësit të qytetit të financuar nga qeveria gjermane, ambasadorja gjermane Carola Muller-Holtkemper ka bërë thirrje të shmanget fryma nacionaliste në politikën shqiptare. Duke folur për mediat, zonja Holtkemper bëri me dije se disa parti të reja politike po aktivizojnë frymën nacionaliste në vend të dialogut politik konstruktiv.
“Ajo që mbetet shqetësuese për ne janë tonet nacionaliste që përdorin disa parti, dhe kujtojmë që propaganda nacionaliste ishte në themel të historisë së shkuar të Ballkanit që u shpreh në qëllimin dhe realizimin e luftrave të ashpra. Prandaj unë mendoj se tonet nacionaliste duhet të shmangen”, u shpreh ambasadorja gjermane.
Ambasadorja gjermane vlerësoi gjithashtu diskutimet mazhorancë-opozitë për Kodin Zgjedhor, duke nënvizuar se palët kanë vullnet politik për të kryer reformat integruese, që janë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›