E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktor Gjika , Kinematografia i jep lamtumirën "babait të filmit"

Homazhe në nder të regjisorit dhe Artistit të Popullit
Personalitete të shquara të artit dhe kulturës, kolegët, miqtë dhe familjarët i dhanë dje lamtumirën e fundit regjisorit të shquar Viktor Gjika. Ai u nda nga jeta në moshën 71 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Rezistencë", "Gjeneral gramafoni" "Nëntori i dytë", "Njeriu me top" etj. Për kontributin tij në kinematografinë shqiptare ai është vlerësuar me titullin Artist i Popullit. Regjisori Gjika është cilësuar si njeri me kontribut të çmuar në kinemanë shqiptare, i cili do të kujtohet përherë nëpërmjet filmave dhe dokumentarëve të tij. Mes miqsh dhe bashkëpunëtorësh Viktor Gjika kujtohet si një njeri dinamik dhe tepër aktiv.

Natasha Lako, një prej njerëzve e cila i ka qëndruar pranë në ditët e fundit të jetës së tij tregon se ai e dinte që ishte i sëmurë, por megjithatë ai e kaloi menjë forcë njerëzore. Ishte një sëmundje e rëndë, për të cilën ai ishte koshient, por ai ishte një burra stoik dhe nuk e dha veten. Ai jetoi deri në momentin e fundit pa e dhënë veten, duke e ditur se ai do të vdiste. Kishte 3 vjet që vuante nga kjo sëmundje.       Nuk ka qenë thjeshte vuajtje, por kanë qenë 3 vjet qëndresë në personalitetin e tij, sepse nuk ka njeri të mos ligështohet në momente të tilla. Ai e kaloi me një forcë karakteri, me një forcë njerëzore. Nuk e dha veten asnjëherë para miqve dhe familjes. U përpoq të bënte një jetë normale me përjashtim të këtyre 3 muajve të fundit. Ai gjatë kësaj kohe shkroi dhe kujtimet e veta. Besoj se së shpejti do të dali dhe një libër për jetën e tij. Ai ishte një regjisor, i cili duke ditur fundin e jetës, mendoi gjithçka me qetësi të madhe. Vetëm para dy javësh, kur ishte me kriza vendosi që tia dorëzonte shokut dhe mikut të tij kujtimet e tij, sepse ai nuk kishte më fuqi. Janë kujtime interesante, sepse kur njeriu shkruan në një moment të tillë, ndryshon shumë kur shkruan në një moment të thjeshtë. Këto janë kujtime, të cilat ballafaqojnë atë me fundin e tij, gjë që ai e prit me shumë dinjitet, me shumë krenari, sepse ai ishte koshiqet për atë që e priste, tregon Lako. Më tej ajo shton se: Ai kishte mbaruar një dokumentar tjetër dhe kishte të tjera projekte në dorë. Ai kishte shumë dëshirë për të vazhduar përpara, por ishin vite shumë të rënda për atë sidomos kimioterapia, por ai e përballonte. Viktori ka një vajzë në Romë, ai ka dhe bashkëshorten Florën të cilën e ka njohur kur ka qenë 23 vjeç, pas kthimit nga studimet nga Moska, e ka njohur në Korçë. Miqtë e tij po më tregonin se kur kishin shkuar në Institutin e Filmit në Moskë, ata e kishin çuar dhe një almanak që AQSHF kishte bërë për të. Ata e kishin çuar atje dhe ata ishin krenar që një regjisor që kishte studiuar atje, ishte një regjisor i shkëlqyer. Kur i vunë emrin e Dhimitër Orgockës një shtëpie kulture në Maliq megjithëse ishte i sëmurë, ai vajti në mes të vapës dhe me aq dashuri u ngjit në skenë për të thënë fjalët më të bukura dhe nuk e merrje vesh se sa i sëmurë ishte. Arti humbi një njeri, i cili ishte mjeshtër i madh i filmit shqiptar. Do të vijë dita që brezat do ta kujtojnë që ashtu siç kanë baballarët e tyre biologjikë,kanë dhe atë artistik. Do të mbete një baba i kinematografisë shqiptare.                                                                   Edhe figurat kryesore të politikës në vend ishin pjesë e homazheve për regjisorin Gjika. Presidenti i Republikës Bamir Topi e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje për kinematografinë, për të theksuar gjithashtu edhe gjendjen aktuale të filmit shqiptar sot. Një kineast i jashtëzakonshëm, intelektual i shquar, prindi i pashembullt, i cili ia përkushtoi jetën me devotshmëri e profesionalizëm familjes, artit dhe vlerave përparimtare qytetare, cilësoi Presidenti Bamir Topi për regjisorin e njohur të kinematografisë shqiptare. Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm! Në këto çaste fatkeqësie dhe dhimbjeje të thellë për humbjen e të dashurit, dëshiroj tju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!, thuhet në mesazhin e ngushëllimit që Presidenti Topi u ka dërguar familjarëve të regjisorit dhe Artistit të Popullit, Viktor Gjika. I bindur se i ndjeri Viktor Gjika dhe veprat e tij do të mbeten përgjithmonë të pashlyera në panteonin e kinematografisë shqiptare dhe kujtesën e artdashësve anembanë, më lejoni edhe një herë të ndaj me ju dhimbjen e rëndë njerëzore! përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit. Po dje dhe kryeministri Berisha, në një mesazh ngushëllimi dërguar familjes së kineastit të njohur, Viktor Gjika, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, thekson se "Viktor Gjika, me gjeninë e tij krijuese, dha një kontribut tejet të çmuar për zhvillimin e kinematografisë shqiptare". Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, në këtë mesazh Kryeministri Berisha shprehet se "ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, Viktor Gjikës, personalitetit më të madh të kinematografisë shqiptare, është një humbje e rëndë, jo vetëm për ju dhe miqtë e Viktorit, por për mbarë botën kulturore të vendit". Për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare, emri i tij do të përkujtohet jo vetëm nga artistët e kineastë, por edhe nga të gjithë ata dashamirës të cilët jetuan me filmat e Viktor Gjikës.

**************************************************
Teodor Laço: Më la amanet kujtimet e tij

Për mikun e tij, Teodor Laço, regjisori Viktor Gjika e ka kryer misionin e tij ndaj artit shqiptar dhe për atë është humbja e një modeli të mirë të shoqërisë sonë. Sipas Laços, Viktor Gjika kishte ndër duar shkrimin e një autobiografie të tij, e cila do të redaktohet dhe do të sillet së shpejti për lexuesin. Ishte data 7 shkurt dhe më tha kam një amanet për ty, por me një gjysmë zëri siç e kishte ai në çastet e fundit. Erdha menjëherë dhe më tha se kam shkruar një libër mbi jetën time, por nuk kam arritur ta mbaroj. Të lutem të ma shohësh. E mora nga kompjuteri dhe e pashë që kishte shkruar që në vitin 1991. I thashë që janë dhe 17 vite të tjera që i duhet për të plotësuar dhe do të mundohem që ti plotësojmë bashkë, sepse mbetet një boshllëk i madh, pavarësisht se nuk ke bërë film artistik pas vitit 91 ti ke bërë disa dokumentarë të rëndësishëm. I bëra një pyetësor dhe me ndihmën e vëllait Thanasit  mora përgjigjet e pyetësorit dhe jam duke e plotësuar librin nga boshllëqet që ka. Kam keqardhjen e madhe, që nuk arritëm që tia jepnim në dorë dhe ndoshta për 10 ditë libri do të jetë në duart e lexuesve, tregon ai. Më tej duke folur mbi veprën e regjisorit Laço ai shton se: Besoj se Viktor Gjika e ka kryer misionin e tij ndaj artit shqiptar. Në të gjitha bisedat që ne bënim ai më thoshe: Unë e mbarova misionin  tim dhe jam i kënaqur. Besoj se të gjithë artdashësit shqiptarë do ta mbajnë mend si një njeri i jashtëzakonshëm, i cili është një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare. Sa herë do të flitet për kinemanë shqiptare do të përmendet emri i tij. Viktor Gjika do të jetë si një nga gurët e këtij themeli. Sa herë të flitet për kulturën shqiptare do të përmendet Viktori, si një nga personalitet e kësaj kulture. Natyrisht që kujtimi i tij do të jetë i paharruar, tregon miku i tij Laço.

***************************************************************
Dritëro Agolli: Brenga  e tij, një dokumentar për Sandër Prosin

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, i cili ka bashkëpunuar me regjisorin Viktor Gjika për shumë skenare tregon disa nga brengat e tij, duke vlerësuar dhe kontributin e tij në kinemanë shqiptare. Mua më ka ardhur shumë keq për vdekjen Viktorit dhe më duket sikur kam humbur një pjesë të jetës sime, sepse unë kam qenë bashkëpunëtor me atë dhe kam bërë disa skenare. Pastaj dhe disa nga veprat e mia romane, ai i ka ekranizuar. Kjo është ana intime e njeriut, por dua të them për anën tjetër të rolit të madh që ka luajtur në kinematografinë tonë. Ai ka qenë një

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›