Viktor Orban Admirojme arritjet tuaja
"Admirojmë arritjet tuaja dhe ju përgëzojmë për ambicjet kombëtare për anëtarësim në BE. Për ne, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një interes i qartë i vetë Bashkimit Europian.”, tha sot Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Shqipëria, tha Kryetarja e Kuvendit, e ka ndjerë gjithmonë miqësinë dhe mbështetjen e Hungarisë. Vendi juaj ka përcjellë gjithnjë mesazhe shumë të qarta mbështetjeje ndaj vendit tonë dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës.
Jam shumë e kënaqur, që marrëdhëniet politike e veçanërisht ato parlamentare mes dy vendeve tona janë intensifikuar shumë. Pata kënaqësinë para pak kohësh të mirëpres në Kuvend, Kryetarin e Parlamentit tuaj në vijim të vizitave të shumta reciproke në nivel Kryetarësh por edhe deputetësh dhe administratës”, tha Kryetarja e Kuvendit.
Nga ana e tij, Kryeministri Orban shprehu kënaqësinë, që në këtë rikthim pas 10 vitesh në Shqipëri, gjen transformime të jashtëzakonshme dhe investime hungareze shumë aktive.
Kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri i Hungarisë ndanë mendimin se energjia pozitive e një kombi me popullsi shumë të re si Shqipëria është një vlerë e jashtëzakonshme që të motivon për ecjen përpara.
Kryeministri i Hungarisë shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, për të bërë të mundur përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.