Vrasja e dyfishtë në Shkodër, kapet në Tiranë Admir Tafilaj

Vihet në pranga Admir Tafili, i dyshuar si autor i vrasjes së dy vëllezërve Pjetrushi mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Mësohet se Tafili është arrestuar nga forcat Renea.
Nik dhe Gjovalin Pjetrushi, dy vëllezërit e ish shefit të krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi u vranë në dalje të banesës së tyre në fshatin Grudë të komunës Rrethina në Shkodër.
Policia bëri me dije se pista kryesore e vrasjes lidhet me arratisjen e Admir Tafilit, i cili u arratis nga burgu i Shën Kollit në Shkodër disa muaj më parë, gjatë vitit 2010.
Prel Pjetrushi në kohën kur ushtronte postin e shefit të krimeve në Shkodër dyshohet se ka vrarë babain e Admir Tafilit gjatë operacionit kur u vra edhe drejtori i policisë së asaj kohe në Shkodër, Arben Zylyftari.
Tafilit i jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje pistolete dhe tre kreher fisheke.