E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktoria Bekam, grindet me Dejvidin, anulon festën per 10- vjetori e martesës



Në muajin qershor kishte parashikuar të organizonte një festë madhështore për përvjetorin e 10-të të martesës me Dejvid. Festa mendohej të ishte e përmasave gjigande dhe mjaft ekstravagante duke marrë edhe mbështetjen e mikeshave të saj: Xhenifer Lopez, Eva Longoria, Keiti Holms dhe Heidi Klum. Por gjithçka është anuluar pasi këngëtarja është e nxehur me Dejvidin. Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” kishte vendosur të festonte 10 vjetorin e martesës por kjo tashmë nuk do të ndodhë për faj të futbollistit që qëkur është zhvendosur në Milan e le pas dore. Viktoria ndihet e pafuqishme të rrisë 3 fëmijët: Bruklin 10 vjeç, Romeo 6 dhe Kruz 4 vjeç. Është hera e parë që ndihet kaq larg të shoqit dhe kjo nuk i pëlqen aspak”. Dejvid u mungon fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. “Është e vështirë që ajo të jetojë në Los Anxheles ndërsa ai në Milano”,- është shprehur një burim pranë këngëtares. “Ende nuk e kam kuptuar pse ajo nuk ka vendosur të transferohet në Itali. “Në këtë mënyrë ndihet krejt e vetme dhe rrezikon lidhjen e fortë me të shoqin”. A do të mundë inati të krijojë mure mes tyre? Këtë nuk e dimë me siguri pasi as një tradhëti nuk mundi t’i ndante nga njëri tjetri. Le të shpresojmë se kjo është thjesht një re kalimtare në qiellin e dashurisë dhe do t’i lerë vendin diellit shndritës.

1 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›