E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet, dënohet fusha e Peqinit



Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi fushën sportive të Peqinit me katër ndeshje, pas incidenteve të shëmtuara që ndodhën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë midis Shkumbinit e Flamurtarit (1-1), ku disa ultras peqinas dhe një pjesë e stafit sulmuan fizikisht lojtarët miq dhe tre gjyqtarët italianë të kryesuar nga Gabriele Gava të caktuar për të drejtuar ndeshjen. Fusha e Peqinit është dënuar me katë ndeshje, ndërsa klubi do të paguajë 300 mijë lekë gjobë. Jashtë “shënjestrës” së komisionit nuk ngelën as drejtuesit e klubit. Me nga tre ndeshje pezullim u dënuan shefi i klubit Astrit Isai dhe zëvëndëstrajneri Sokol Branica.

“Bilbilat” shqiptarë ndjesë italianëve

Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, e shqetësuar për situatën e rëndë të krijuar pas incidenteve në fushën e stadiumit të Peqinit, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me Shkumbinit dhe Flamurtari dënoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarëve anësorë italianë Xhonantonio Puxhioto e Xhanluka Kaçialdo, në ndeshjen e lartpërmendur, duke kërkuar u kërkuar ndjesë gjyqtarëve italianë, që erdhën në Shqipëri si miq por nuk u trajtuan sit të tillë, në fushën e stadiumit të Peqinit. Shoqata kërkoi përmes një deklarate për shtyp ndëshkimin e autorëve të tyre dhe konfirmon se nuk do të gjykojë në fusha apo stadiume ku nuk sigurohet rendi dhe paprekshmëria e arbitrave.

Finalja e Kupës në “Niko Dovana”

Finalja e edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë midis Tiranës e Flamurtarit do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, më 6 maj 2009. Ky është vendimi që ka marrë Sektori i Garave të FSHF-së. Tirana në finale do të përballet me Flamurtarin, dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë, teksa statistikat e tri përballjeve të tyre flasin me ngjyrat bardheblu: tri finale të diskutuara midis tyre në 1983, 1984 e 1996, të tria të fituara nga Tirana. Për herë të fundit në Durrës, Flamurtari arriti kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, kur eliminoi Partizanin pas 120 minutave lojë.

1 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›