E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktoria Bekam në versionin “shtëpiake seksi”

Ka qenë gjithmonë “viktimë” e tendencave më të reja të modës, e bindur se mund të jetë po aq e suksesshme sa Xhenifer Lopez, Viktoria Bekam megjithatë di të transformohet në një “shtëpiake të dëshpëruar”, por vetëm për disa minuta. Bëhet fjalë për shërbimin më të fundit fotografik të realizuar për revistën e modës “Glamur”. Ajo pozon me një pamje prej Hirusheje, me një fshirëse në dorë, por me një veshje tërësisht seksi. Duket se nga luksi, zonja Bekam nuk mund të heqë dorë... Ja ku e shohim me një çantë të vogël me lëkurë krokodili, që kushton plot 30 mijë dollarë. “Nuk jam një top modele”, thotë ish-Posh Spice në intervistën për “Glamour”, “Shfrytëzoj ato që kam dhe punoj shumë për të dhënë imazhin më të mirë të mundshëm, natyrisht nuk mund të jem Gisel Bundshen”.

5 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›