Humbja e studentëve çekë, 100 mijë $ për informacionin
Për këtë arsye, policia ka vënë si shpërblim 100 mijë dollarë, për gjithkënd që jep informacion mbi tre studentët e humbur. Në këtë kontekst Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe në veçanti të banorëve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë dhe Pukë për të dhënë informacione të vlefshme për prezencën e studentëve Çekë në këto zona, kryesisht në Komunat Shalë, Shosh, Pult, Shllak, Postribë, Temal, vende ku ka qenë dhe intenerari i lëvizjes së studentëve çekë në vendin tonë.
Studentët e humbur janë:
-Mihal Pavelka, ishte i moshës 23 vjeç, me flokë të ndritshëm ngjyrë kafe dhe të shkurtëra, sy ngjyrë blu, i gjatë 1 m e 90 cm, me trup të hollë.
-Jan Pavelka, ishte i moshës 22 vjeç, me flokë kafe në gri të prera shkurt, sy ngjyrë kafe, i gjatë 1 m e 85 cm, mban syze.
-Lenka Tuçkova, ishte e moshës 23 vjeç, me flokë kafe të drejta të gjata deri ne shpatulla, sy ngjyrë blu dhe e gjatë 1 m e 75 cm.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 129, dhe 0428098, për të gjithë ata qytetarë që kanë informacione për këtë rast.“Theksojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vënë në dispozicion të personave që japin informacion të sigurtë që çon në gjetjen e tyre shumën prej 100 mijë Dollarë dhe garanton fshehtësinë e informacionit të dhënë”, thekson deklarata.