Libri i Del Pontes, Zogaj: Të reagojnë Ina Rama dhe presidenti
• Libri i ish-kryepro-kurores së Hagës, Karla Del Ponte, mbi luftën në Kosovë dhe akuzave ndaj ushtarëve të UÇK-së, solli reagime të ashpra në Parlament.
Deputetët të PD-së dhe të PS-së gjatë diskutimeve në Parlament, kërkuan reagimin zyrtar të Kryeprokurores Ina Rama dhe të institucioneve shqiptare të tjera, si Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme. Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, demokrati Preç Zogaj, i kërkoi Kryeprokurores Ina Rama dhe Presidentit Bamir Topi që të reagojnë në lidhje me librin në fjalë dhe me jehonën botërore që po i japin mediat e ndryshme. "Ç'është e vërteta kjo shumë e ringritur, rimarrja e tezave të Karla Del Pontes nga shtypi botëror, po krijon një situatë të disfavorshme për Shqipërinë dhe po i bën keq imazhit të vendit tonë. Unë dëshiroj që nga kjo tribunë t'i bëj thirrje Kryeprokurores Ina Rama, e cila ka detyrë institucionale që të shprehet, të prononcohet për këtë rast", deklaroi Zogaj. Ai theksoi se, "Kryeprokurorja ka në dorë edhe rezultatet e raporteve të hetimeve që janë kryer në vitet 2000-2003. Dhe Shqipëria në këtë rast sigurisht që do të flasë sigurisht me zërin e Parlamentit, e unë jam një nga zërat pro, edhe Parlamenti duhet të reagojë, por Shqipëria duhet të flasë dhe me zërin e Kryeprokurores, pse jo dhe nga goja e Presidentit të Republikës për këtë çështje". Ndërsa Braçe bëri të ditur se, "filmimet e kryera së bashku me banorët e zonës dhe deputeti i zonës, Minxhozi, vërtetuan të kundërtën". "Dua t'ju informoj se banorët e Gurrës, së bashku me deputetin e PS-së, po përgatisin padi për shpifje për zonjën Del Ponte. Mendoj se duhet ta kishte këtë ministri jonë i Jashtëm, që qesh nga mëngjesi deri në darkë dhe që për fat të keq punën e tij po e mbulon zoti Zogaj", deklaroi Braçe. Shkak i kësaj padie është bërë akuza e ngritur nga Del Ponte në librin e saj ndaj UÇK-së dhe vrasjeve masive ndaj popullsisë serbe brenda në territorin shqiptar gjatë periudhës së krizës. Për kryerjen e transplantimeve të organeve të serbëve, sipas librit të Del Pontes, është përdorur fshati Gurrë i rrethit të Matit. b.h