Interpelancat, Braçe akuzon Topallin
• Socialistët akuzuan dje Kryetaren e Kuvendit për bllokimin e interpelancave me Kryeministrin Sali Berisha.
Shqetësimi për këtë çështje është ngritur nga ana e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Ai kërkoi të vihej në dijeni se pse nuk janë përfshirë në axhendën e punimeve interpelancat e opozitës me Kryeministrin për çështjet e ndryshme. Lidhur me këtë kërkesë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, propozoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të miratuar kalendarin e zhvillimit të tyre. Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, kërkoi të vihen në dijeni nga Topalli se pse është refuzuar kërkesa e PS-së për të detyruar Kryeministrin Berisha që të japë një raport me shkrim për ngjarjen e Gërdecit. "Ajo përgjigje që Kryeministri ka dhënë në datën 19 mars është kontradiktore. Askush mos të mendojë se ne do të heqim dorë nga zbardhja e së vërtetës për Gërdecin. Askush të mos i shkojë në mendje se marrja e ftesës për në NATO mund të përdoret për jorgan për të mbuluar tragjedinë për Gërdecin. Dhe askush, pavarësisht nga proceset politike që vijojnë, plaga e Gërdecit do të zërë kore dhe do të mbyllet", theksoi Leskaj.