Vila “nxjerr në treg” idhujt, nga Mesi te Modriç
Ka vetëm pak ditë që “fytyra e re” e Dinamos së Zagrebit, 21-vjeçari Emiljano Vila, që është bashkuar me skuadrën e tij të re në fazën përgatitore të Roglit. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe të shkurtër Emiljano Vila (foto është shkrirë shumë mirë me “blutë” kroatë, ku është përshtatur me taktikat e trajnerit të tij, Jurçiç. Vila e nisi shumë mirë te Dinamo. Në ndeshjen e fundit miqësore shënoi një gol, katër minuta pasi kishte hyrë në lojë. Durrsaku dha një intervistë zyrtare për faqen e klubit të tij, Dinamos se Zagrebit.
Cilat janë përshtypjet pas veshjes për herë të parë të fanellës së Dinamos dhe çfarë ju tha trajneri?
Është një ndjenjë shumë e mirë. Trajneri ishte gjithashtu i kënaqur me mua, më vlerësoi dhe më inkurajoi për të ardhmen.
Si ju duk takimi i juaj i parë me lojtarë e tjerë pas grumbullimit në Rogli.
Më pritën shumë mirë, atmosfera ishte shumë mikpritëse. Do të jetë më e lehtë kur unë të mësoj pak nga pak gjuhën kroate. Përsa i përket përgatitjeve, jam shumë i kënaqur me kushtet dhe metodat e trajnerit Jurçiç, pasi gjithçka është në nivelin që duhet të jetë. Gjithçka është shumë profesionale dhe është kënaqësi të punosh në këtë atmosferë.
Çfarë menduat kur u bëtë lojtar i Dinamos? A është ky imazhit që ju kishit më parë për këtë klub?
Unë e kam thënë edhe më parë, është një nder i madh të luaj për Dinamon. Rreth klubit edhe më parë kisha dëgjuar shumë gjëra të bukura.
Cilat janë parashikimet tuaj për Dinamon në Ligën e Kampioneve?
Dinamo është një ekip shumë i mirë, por është e vështirë të parashikosh atë që mund të ndodhë. Varet nga ne, të luajmë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën që ne mundemi. Nga natyra unë jam optimist. Duhet të japësh gjithçka dhe rezultati do të vijë. Kjo është një nga arsyet se përse më intereson futbolli.
Cili është modeli juaj si futbollist? Sa familjar jeni ju me lojtarët kroatë?
Mesi dhe Kaka janë futbollistët që më pëlqejnë më shumë, pasi i përket lojtarëve kroatë duhet të pranoj se lojtarë të tillë si Modriç dhe Oliç, por dhe shoku im i ekipit Mario Mandzhukiç janë cilësorë.
Sa i vështirë është ambientimi në një vend të ri, duke parë dhe faktin se ju nuk e njihni gjuhën? Çfarë kontakti mbani me familjen tuaj në Shqipëri?
Çdo fillim është i vështirë, por kjo ndodh gjithmonë me këdo dhe kudo, në çdo ekip. E di se duhet të përshtatem këtij ambienti dhe të mësoj gjuhën, e kështu jetesa në Kroaci do të jetë më e lehtë. Familja do të më vizitojë menjëherë pas mbarimit të fazës përgatitore në Rogli, përpara se të kryejmë pjesën tjetër të përgatitjeve në Austri.
“Europianët”, teste kontrolli
Dinamo fitoi 1-0 miqësoren me Vllazninë, në takimin e luajtur të shtunën në Shkodër. Golin e vetëm të takimit e shënoi dinamoviti Elis Bakaj (23’). Takimi ishte në kuadër të përgatitjeve në prag të turit të parë eliminator të Ligës së Europës. Dinamo, më 2 korrik, do të përballet me finlandezët e FC Lahti, ndërsa Vllaznia me irlandezët e Sligo Rovers. Nga ana tjetër, Tirana, që nga ana e saj merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve kundër norvegjezëve të Stabekut, fitoi me rezultatin e thellë 5-1 me skuadrën e saj U-19. Golat u shënuan nga Sefa, Muka (11-m), Hajdari (11-m), Ferra dhe Abilaliaj. Nevil Dede mund të veshë fanellën e Dinamos, pas asaj historike me Tiranën. Mbrojtësi 34-vjeçar tiranas ka dhe një eksperiencë me Partizanin e Elbasanin, si dhe në Kinë me Changsha Ginde. Dede ka pasur bisedime me presidentin e Dinamos, Besnik Sulaj.
Xhemaili, 700 mijë euro në sezon
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, përfiton 700 mijë euro në muaj. Lajmi jepet nga faqja zvicerane “Sontags Zeitung”, që thekson se Torino e bleu 23-vjeçarin në vlerën e 2 milionë eurove nga Bolton Uonderes. Torino do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë B.
29 Qershor 2009