Spanjollët gëzohen me medaljen e bronztë
Një perlë e Ksabi Alonsos nga goditja e lirë (107’) i siguroi Spanjës një fitore të ngushtë 3-2 kundër Afrikës së Jugut pas 120 minutave lojë, duke i dhënë iberikëve vendin e tretë në Kupën e Konfederatave, apo medaljen e bronztë. Spanja ia doli të përmbysë fillimisht dizavantazhin 0-1 (goli Mphela në të 73’) pas dy dy golave të realizuar nga Daniel Guiza në harkun e dy minutave, 88-të e 89-të, por afrikanojugori Katlego Mphela shënoi golin e dytë të Afrikës së Jugut pikërisht në minutat shtesë të kohës së rregullt, duke e futur ndeshjen një shtesë “thriller”. “Është mënyra më e mirë për të harruar humbjen me SHBA-të”, - tha pas ndeshjes, trajneri i Spanjës, Vincente del Boske.
29 Qershor 2009