E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana, i mërzitur: “Nuk dua të ri më te Marseja”



Gazeta e Marsejës, “La Provence”, e konsideroi si një sekret të dalë më në fund në dritë: Lorik Cana ka kërkuar të largohet nga Olimpiku i Marsejës. Ideja, sipas artikullit në fjalë, kishte kohë që gëlonte në kokën e tij prej shumë muajsh, ndërkohë që tashmë zyrtarizoi dhe dëshirën e tij të pakthyeshme për t’u larguat nga Olimpiku i Marsejës. Në fakt, Loriku e përtëriti kontratën në janar të vitit 2008 me një afat skadimi në fund të sezonit 2012. Gjithsesi, kjo nuk përbën një problem. Çmimi që duhet paguar është 7 milionë euro, ndërkohë që pak ditë më parë Hamburgu propozoi vetëm 6 milionë euro, të cilat u refuzuan nga nënkampionët e Francës. Lorik Cana (25 vjeç, 27 ndeshje në Ligën 1 këtë sezon, një gol) mund të jetë pjesë e Volfsburgut, kampionit aktual të Bundesligës gjermane. Lajmin e dha babai tij, Agim Cana, i cili është dhe menaxheri i mesfushorit shkatërrues shqiptar. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës nuk është më në planet e klubit francez. Volfsburgu ofron 7 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit Lorik Cana. Edhe pse u fol se Klodian Duro kishte firmosur së pari për AEL Limasol, e më pas për Apolon Limasol po në Qipro, vetë mesfushori shqiptar pohoi për prestigjiozen “Panorama Sport”, se ende nuk ka firmosur për Apollon Limasolin. Duro ka dhe një vit kontratë me Omonia Nikosia. Portieri i Flamurtarit dhe i Kombëtares U-21, Shpëtim Moçka, mund të transferohet te klubi grek i Larisës (Superliga). Shuma e ofruar për të përflitet në 500 mijë euro. Drejtuesit e Larisës kanë mbetur të kënaqur nga ato çka kanë parë përmes DVD-ve. Sulmuesi beratas i Teutës, Vangjel Mile, ka marrë një ofertë nga klubi sirian Al-Jaish. Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij, Ilir Halili. Mile ka dhe një eksperiencë të shkurtër në Norvegji.

Tare: “De Silvestri nuk shitet”

Drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare, këmbënguli se klubi nuk ka asnjë qëllim të shesë mbrojtësin Lorenco De Silvestri. “Qëllimi i klubit tim është të mbajë lojtarin, ndërkohë që vetë De Silvestri, deri tani, nuk e ka shprehur dëshirën e tij të largohet. Ai është ende në kontratë me ne”, - tha Tare për faqen pianetagenoa1893.net. 21-vjeçari kërkohet nga Xhenoa.

Greqi, Kavala interesohet për Bogdanin

“Sirena” greke për Erjon Bogdanin. Sipas gazetës veroneze “L’Arena”, bomberi shqiptar kërkohet nga klubi i porsangjitur në Superligën greke, Kavala. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Kievon, por nuk është më në planet e klubit verdheblu. Për Bogdanin ka shfaqur kohë më parë interesim edhe Bari, i porsangjitur në Serinë A italiane. Olimpiakos ka pas shprehur disa sezone më parë interesimin për Bogdanin.

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›